Ledri Vula zbulon me kë po
i kalon pushimet luksoze

Ledri Vula zbulon me kë po<br />i kalon pushimet luksoze
Ai sot është një nga reperat më të preferuar të skenës shqiptare dhe sapo ka mbyllur një vit të lodhshëm dhe të suksesshëm.

Dhe duket se në fund të sezonit edhe ai ka nevojë që të rimarrë pak veten duke kaluar pak ditë relaksuese në plazh.

Së fundmi Ledri ka shijuar sukses të pritshëm në këngën “Nona”, të cilën e realizoi në bashkëpunim me Young Zerkën, dhe pas kësaj ka merituar pushimet që po shijon aktualisht.

Kështu duken nga foto e postuara, në të cilat shfaqet duke u argëtuar në një vilë shumë të bukur me pishinë në shoqërinë e disa shokëve, shkruan Intv.

Vera pritet që të jetë e angazhuar për të mes koncerteve dhe performancave, kështu që bën mirë të karikojë bateritë gjatë këtyre ditëve.





(d.b/Shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës