Ledri Vula: Zemrën ma ka fituar me
dashuri, s'më intereson më bukuria

Ledri Vula: Zemrën ma ka fituar me<br />dashuri, s'më intereson më bukuria
I rezervuar ose jo rreth temave të dashurisë, Ledri Vula si një djalë ‘me zemër të butë’, gjithnjë është dorëzuar përpara pyetjeve të gazetarëve lidhur me jetën e tij sentimentale, duke dhënë tek-tuk ndonjë të dhënë.

Në një intervistë për Express Rozë, përpara gazetares Fjolla Bislimi, Ledri ka folur mes të tjerash edhe për jetën e tij personale, ndonëse në mënyrë indirekte. Ai preferoi të mos komentojë pushimet e shumë-përfolura në Maldive, ku thuhet se reperi ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij, Adela Sollaku dhe mikeshës së saj Lori Hoxhës së bashku me të dashurin e saj.

“Më irritojnë temat e dashurisë, u përgjigj Ledri i pyetur nga moderatorja se çfarë e bezdis më shumë në intervista, por pyetjes se si ia ka fituar zemrën e dashura, pra Adela, ai iu përgjigj: “Zemrën dikujt mund t’ja fitosh vetëm me dashuri. Më parë kam patur qejf femrat e bukura, tani kërkoj njerëzit e mirë, që më shkon shoqëria, muhabeti, që kanë energji pozitive”, shtoi reperi i pyetur se si ia ka fituar zemrën ‘njeriu që të gjithë e dimë për kë bëhet fjalë’.  
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?