Lefter Koka masakron LSI: Parti mllefi e inati pa program e vizion! Më 25 prill çerdhja juaj mbyllet

Lefter Koka masakron LSI: Parti mllefi e inati pa program e vizion! Më 25 prill çerdhja juaj mbyllet

Lefter Koka, sot kandidat i PS në Durrës, ka shprehur disa kritika për ish partinë e tij LSI, për të cilën shprehet se lindi nga inati dhe se po ky mllef po e shuan si parti. Koka i cilëson drejtuesit e LSI-së si njerëz të etur për para dhe përmes intrigave kërkojnë të vijën në pushtet. Duke e përshkruar si një parti pa program dhe vizion, Koka shprehet se LSI është mishërimi i mosmirënjohjes dhe shpifjes, që nuk do të ekzistojë më pas 25 prillit.  Këto deklarata të Lefter Kokës janë bërë pas sulmeve të njëpasnjëshme që anëtarët e LSI-së i kanë bërë ditët e fundit.

“Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them. Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë. Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni ! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet”, shkruan Koka.  

Lefter Koka u largua për t’iu bashkuar PS-së. Një vendim i tillë është komentuar edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se “LSI-ja është pastruar”.

Statusi i Lefter Kokes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodi: 12/03/2021 00:21

    LEFTER lefteri ne emer te popullit je i denuar me pushkatim te perjetshem.....

    Përgjigju
  • Moralizator medemek: 11/03/2021 21:19

    Mmm cudira, cudira

    Përgjigju
  • tosi: 11/03/2021 21:19

    Mesa duket Leshelija me 25 prill iken per skrap se e ka mare rrugen e mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës