Lefter Koka në qeli me 2 masa sigurie, Apeli i GJKKO nuk pranon t’i japë lirinë për inceneratorin e Fierit

TIRANË- Lefter Koka do të rrijë në qeli edhe për çështjen e inceneratorit të Fierit, pra me 2 masa me ‘arrest me burg’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO nuk pranoi lirinë. Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit.

Përveç Lefter Kokës, masa është lënë në fuqi edhe për të akuzuarit e tjerë: Arenc Myrtezani, Sabina Cenameri, Pëllumb Abeshi dhe Etleva Kondi do të kërkojnë në Apel zhbërjen e masës së sigurisë të marrë ndaj tyre nga shkalla e parë e GJKKO për akuzat për çështjen e Inceneratorit të Fierit. Seanca është përcaktuar më datë 17 maj.

Ditën e djeshme avokati i ish-ministrit, Përparim Kulluri, tha se Lefter Koka nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas tij SPAK i ka të gjitha mundësitë që të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka. 

Jo vetëm në Inceneratorin e Elbasanit, por edhe në atë të Fierit sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë. Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar (1.2 Lefter Kokës, 2 milionë euro në Elbasan dhe 140 mijë euro babait të deputetit Bllako) dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit ishte bilanci i fundit SPAK. 

Lefter Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, të inceneratorëve në Elbasan dhe Fier. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar miliona euro nga incerenatorët.

Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. 

Kujtojmë se hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme, se ish-ministri Koka ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe nga inceneratori i Fierit, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët. Për çështjen e inceneratorëve është në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Masat për inceneratorin e Fierit
Masat ‘arrest me burg’:  Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”;  Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëne e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”! Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier! Akuzohet për shpërdorim detyre! Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ Erjon Murataj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre'.  Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit! I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, Masa ‘Arrest Shtëpie’: Sabina Cenameri, e “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit!  Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror