Nesër vendimi i Apelit të GJKKO-së për Lefter Kokën, avokati: Masa e dytë e sigurisë, cenim i të drejtave të njeriut! Ish-ministri nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë

TIRANË- Ish-ministrit i Mjedisit Lefter Koka ka dalë këtë të martë përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg.

Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit, ndërsa Apeli i GJKKO-së pritet që të marrë një vendim nesër nëse do të lihet i lirë apo do të mbahet në qeli.

Avokati i ish-ministrit, Përparim Kulluri, tha se Lefter Koka nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas tij SPAK i ka të gjitha mundësitë që të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka.

‘Në rastin konkret kemi një masë të dytë të vendosur nga gjykata kërkuar nga Prokuroria, që është e pazakontë për ne. Është cënim i të drejtave të njeriut. Shpresoj që të ketë reflektim. bashkohem mendimit që këto dy masa i përkasin të njëjtin fakt penal dhe do të duhet të ishin bashkuar. Vendimi i gjykatës shpallet për shkak të kompleksitetit. Do të shpallet nesër në orën 10:00. Kushtet janë më të lehtësuara. Gjykata do vlerësojë se prokurori a i ka të gjitha provat. Nuk kemi një ekspertim të tillë sa i takon pretendimit për çështjen e korrupsionit. Po ashtu dhe rreziku i ikjes është i pamundur.

Jeni duke kërkuar një bashkëpunëtor që në caktimin e masës ë parë. Ai s’ka pse të pendohet apo bëhet bashkëpunëtor. Pasi ai s’ka pse të pendohet dhe të bashkëpunojë. Të jesh i hapur për organin e akuzës dhe pafajësinë tende, s’do të thotë se je bashkëpunëtor. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka, por të persona të tjerë. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës.’- tha Kulluri.

Lefter Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar miliona euro nga incerenatorët.

Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. 

Kujtojmë se hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme, se ish-ministri Koka ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe nga inceneratori i Fierit, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët. Për çështjen e inceneratorëve është në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin