Lefter Koka kërkon lirinë teksa avokati paralajmëron: Po bëhet kurban i politikës, është sëmurë por gjallë! Në gjyq do mësoni gjëra që si keni dëgjuar

Edhe pse 3 ditë më parë iu rrëzua nga GJKKO kërkesa për heqjen e masës së sigurisë nga "arrest me burg" për inceneratorin e Fierit, ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk ndalet. Avokatët e tij kanë dorëzuar sot kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për inceneratorin e Elbasanit. Gazetari i report Tv Arsen Rusta raporton se GJKKO ka shtyrë vendimin për më 7 nëntor për ekzaminim shëndetësor, ndërkohë që edhe nëse do të ketë ‘tym të bardhë’ për Kokën ai do të mbetet sërish në burg për shkak të masës për Fierin, që e mban prapa hekurave.

Kurban të politikës dhe drejtësisë e quajnë Lefter Kokën, avokatët e tij mbrojtës pasi sipas tyre është konfirmuar në mënyrë absurde mbajtja në paraburgim e një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.

"E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga  të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne!!! Miqtë e mi, asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Neë një vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund te bej rolin e mjekut. Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast  drejtësinë, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësorë nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as ti ikë asaj. Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë per vepra te cilat kane ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria. Të paraburgosur të tjerë në kushte shumë më të lehta se Lefteri janë lënë të lirë të hetohen", tha avokati Julian Mertiri ndër të tjera. 

"Në gjyq do mësoni gjëra që si keni dëgjuar".  Ky është paralajmërimi i fortë i avokatit të Lefter Kokës. 

“Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me whatsapp.  Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.  Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.  Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”,  tha avokati Mërtiri. 

Për çështjen e inceneratorëve ishte në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, por u la në "arrest shtëpie" dhe do të ndjekë hetimet nga shtëpia. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto. Lefter Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
‘Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë, hajdeni në gjyq se do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”, çfarë po paralajmëron avokati

 

“Do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”. Ky është paralajmërimi i avokatit të Lefter Kokës, teksa ka bërë thirrje që GJKKO ta lërë të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me whatsapp.  Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.  Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.  Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”,  tha avokati.

Ora 11:47
Lefter Koka kërkon lirinë, avokatët: Po bëhet kurban i drejtësisë dhe politikës, nuk mund të mbahet në burg në këtë gjendje

 

Kurban të politikës dhe drejtësisë e quajnë Lefter Kokën, avokatët e tij mbrojtës pasi sipas tyre është konfirmuar në mënyrë absurde mbajtja në paraburgim e një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot ishte seanca e nëntë në Gjykatën e Posaçme për të rivlerësuar ligjshmërinë e masave të sigurisë personale ndaj Lefter Kokës, në lidhje me impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Për fat të keq ditën e premte gjykata rrezoi kërkesën tone për procesin e impiantit te trajtimit te mbetjeve Fier. Gjyqtarja konfirmoi në mënyrë absurde mbajtjen në paraburgim të një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.

E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga  të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne!!!

Miqtë e mi, asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Neë një vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund te bej rolin e mjekut. Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast  drejtësinë , tashmë ne gjendje te rende shëndetësorë nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as ti ikë asaj.

Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë per vepra te cilat kane ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria .  Të paraburgosur të tjerë në kushte shumë më të lehta se Lefteri janë lënë të lirë të hetohen.

Natyrisht ne shohim dhe përpiqemi të kuptojmë përse drejtësia nuk dëgjon e nuk arsyeton. Ju kujtojmë se çështja ndaj Lefterit ka filluar me një motivocion politik. Një parti politike ka denoncuar dhe çuditërisht drejtësia ndoqi motivimin politik më shumë sesa atë ligjor.

Po na krijohet bindja, bazuar në dyshimin e arsyeshëm, se mbajtja padrejtësisht në paraburgim e zotit Lefter Koka bëhet për motive politike.  Një pjesë e politikës merr hak ndaj vendimeve politike të Lefterit, një pjesë merr lavde publike me teorinë e "peshkut të madh".  Jemi të keqardhur që shohim këtë standard të drejtësisë.

Tashmë ne si ekip ligjor do të kërkojmë dërgimin e çështjes në gjyq. Prokuroria nuk ka ç'heton më ndaj ska pse të humbë kohë. Ne jemi gati të përballemi me akuzat, në një sallë të hapur gjyqi. Kështu me seanca të mbyllura, ku flasin të gjithë sipas qejfit, ndërkohë që mbahet në burg një  njeri i padënuar, nuk shkon më. Ky person  para 10 muajsh  e priti me kurajën ne shtëpinë  e tij prokurorinë  për të ekzekutuar ndalimin e tij . Ne nuk kemi asnjë intension për t’iu shmangur drejtësisë dhe jemi te bindur ne pafajësinë e z. Lefter Koka.

Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?!  Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me ëhatsapp.  Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.  Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.  Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”, thuhet në një deklaratë të bërë nga avokatët. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/10/2022 02:31

    Keta te gjithe i ze diarrea kur u vjen koha qe te perballen me drejtesine.Mendoj se kesaj rradhe ka per t'a fituar lirimin,sepse avokati kam pershtypjen se kercenoi dike me gjyq te hapur e me /do t'i themi te gjitha/.Ata qe jane //te interesuar// te mos u dale emri,duhet t'a lirojne L.K.

    Përgjigju
  • Aty mbajeni: 17/10/2022 16:57

    Aty mbajeni qenin se ka vjedh pafund dhe ka gjysen e durresit te veten, konfiskoni pasurine

    Përgjigju
  • Currilat: 17/10/2022 14:03

    Na thuj ca do thush o lefter se na bane kurioz tani,te harruan brenda me duket

    Përgjigju
  • Luli: 17/10/2022 12:51

    Te dali sikur ca ka bere ca miliona euro,dhe cunin e vet e ka flori fare baba ne burg ai del me Bently, ku i gjeti leket me e ble

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja