Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi se dje ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 159 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Për 159 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar.
Kështu, kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 159 kërkesa, është në vlerën 178.714.504,65 lekë, shumë e barabartë me 1.44 milionë euro.
Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Kliko këtu për listën e plotë me emrat
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
25%
-
Jo
67.4%
-
Nuk kam mendim
7.6%
Vota total: 2395
Lajme të tjera
-
Vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, zëvendëson Jonida Baçin
1 Shtator 2022, 14:43
-
Durrës/ Përfundon procesi i legalizimit në zonën e Spitallës, 5410 objekte të legalizuara! Drejt përfundimit edhe zonat e Kënetës
11 Korrik 2022, 17:04
-
Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë
17 Prill 2022, 21:59
-
Legalizimet, Lame nga Zall- Bastari: Janë 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët
31 Dhjetor 2021, 10:40
-
Legalizim për Kishën e Koplikut dhe Muzeun e Françeskanëve në Shkodër! Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje
25 Dhjetor 2021, 13:35
-
Artan Lame: Malajziani dhe italiani
21 Gusht 2021, 13:06
-
Pas 25 vitesh përfundon 'odiseja' e legalizimit të Kompleksi Malajzian në Tiranë, banorët 30 ditë kohë për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre
19 Gusht 2021, 10:10
-
Lame: Shembim ndërtimet pa leje nga Vermoshi në Konispol, kush ka abuzuar nuk do flejë i qetë! Nis në Pogradec legalizimi i pallateve të braktisura
2 Korrik 2021, 21:02
-
Audio-përgjimi i Drejtorit të Kadastrës, reagon Artan Lame: Është e vitit 2017! Po diskutonim si të trajtonim objektet me ligjin e trashëguar nga Saliu
20 Prill 2021, 17:09
-
Tabaku i përgjigjet Lames për procesin e legalizimit: 8 vite vetëm mashtrime! Do të anulojmë ligjin e pronave, finalizojmë për 2 vjet legalizimet
22 Mars 2021, 14:40
-
Basha i jep fjalën kryefamiljarit në Kamëz: Të garantoj që premtimet për legalizimet falas do i çojmë deri në fund
15 Mars 2021, 15:24
-
Deputeti i PS hodhi foto duke shpërndarë leje legalizimi, habit KQZ, gjobit kreun e Kadastrës Lushnje me vetëm 1 500 lekë
14 Janar 2021, 13:20
U dhjefsha legalizimet dhe pronarllëkun! Ku i gjeti bagëtia pronat? Enveri ua bënte mirë që nuk i jepte fshatarsisë pashaportizim se Ja, për 28 vjet, zbriten nga hauret e tyre dhe i kthyen qytetet në bajga. Asnjë rrespekt nuk ka fshatari per hapsira, lulishte, rrugë etj. Ai nderton ku ti teket! Jo vetëm të pezullohen kompesimet gjoja për legalizimet, por ushtria të dali dhe të hedhi poshtë shemtirllekun që u ndertua këta 28 vjet!
Përgjigju