Legalizimet/ Agjencia e Pronës: 180 pronarët që përfitojnë 1.6 mln € kompensim
Agjencia e Trajtimit të Pronave
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi dje se më datë 23 nëntor 2018 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 182 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Për 182 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret ligjore të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale".
Kështu, kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla, në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa, është në vlerën 203.614.601,15 lekë, më shumë se 1.6 milionë euro.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
180 pronarët që përfitojnë 1.6 mln € kompensim
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor 2024, 15:49
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor 2024, 07:48
-
Legalizimet edhe në dorë të bashkive, PL: Presion për vota
12 Tetor 2024, 19:30
-
Bashkia e Tiranës dhe Kadastra marrëveshje bashkëpunimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje! Miratohet në Këshillin Bashkiak pa votat e opozitës
9 Tetor 2024, 08:52
-
Rama: Sulm i organizuar për goditjen e turizmit, Vlora e Saranda rritje absurde çmimesh! Bashkitë do përfshihen në procesin e legalizimit, prioritet banesat
17 Korrik 2024, 07:26
-
Leje legalizimi në këmbim të votës, Artan Lame 2 orë në SPAK, vartësit e tij legalizime dhe punësime pas votës për PS
27 Qershor 2024, 13:00
-
Erion Çaka emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
20 Qershor 2024, 13:53
-
Legalizuan pallatin pa leje në Lezhë, Prokuroria dërgon për gjykim 4 zyrtarët e Kadastrës
5 Prill 2024, 11:00
-
Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për kompensimin e pronave, reagon ATP: Digjet fondi i vitit 2023 prej më shumë se 2.3 mld lekësh
13 Nëntor 2023, 15:10
-
Kompensimi i ish-pronarëve do të shtyhet me 5 vite, mijëra dosje stok! Agjencia merr kohë për të ‘mbledhur’ para! Brenda 2025 miratohet harta me vlerën e tokës në Shqipëri
24 Shtator 2023, 18:41
-
132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet! E kemi nisur procesin që nga viti 2005
25 Mars 2023, 12:30
..le ti paguaje Saliu me Tufen e atyre qe e kan xanun..,token dhe trotuarin qe s"i takon..Akoma s"ju ka hy as edhe 1 gjemb ne kambe"
Përgjigju