TIRANE- Zgjatet afati për të vetëdeklarimet e ndërtimeve pa leje. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të vetëdeklarojnë ndërtimet paleje, tashmë do të kenë mundësinë ta kryejnë këtë proces deri me datë 31 Janar 2015. Edhe pse më parë afati i fundit ishte caktuar 31 Dhjetori i këtij viti.  Këtë vendim e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme, vetë kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Nëpërmjet një Konference për shtyp, Lame bëri me dije se pas një konsultimi që pati me kryeminstrin Edi Rama, u vendos që afati i vetëdeklarimeve të shtyhej. Ndërkohë, kreu i ALUZNI-t, bërime dije edhe arsyen e shtyrjes së afatit për vedeklarimet. Lame tha se kjo masë merret për t’iu dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimeve.

Ndërkohë, që një tjetër pikë sipas kreut të ALUIZNI-t është dhe ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit, që sipas tij një pjesë e mirë e emigrantëve kanë probleme me legalizimet. “Pasi u diskutua me Kryeministrin, u vendos që afati i vetdeklarimeve të ndërtimeve pa leje, të shtyhet nga 31 dhjetori 2014 për në 31 janar 2015”, deklaroi kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Ecuria
Gjatë konferëncës për shtyp, Lame e vuri theksin edhe tek suksesi i ndryshimeve dhe rishikimeve që janë bërë në ligjin për legalizimet nga qeveria aktuale. Ai bëri me dije se, rishikimi i ligjit të legalizimeve, i cili miratua në qershor të këtij viti, parashikonte edhe hapjen e një fushate të re për vetdeklarimet. “Kjo, si një mundësi e fundit për qytetarët që, mbi bazën edhe të premtimit programor të qeverisë shqiptare, të kishin mundësi të përfshiheshin në reformën e legalizimit dhe urbanizimit të shtëpive të tyre”, tha Lame.

Ndërsa duke bërë një bilanc të periudhës nga data 10 Shtator e këtij viti kur filloi procesi i vetëdeklarimeve dhe deri në fund të muajit dhjetor, Lame u shpreh se në rang republike i janë përgjigjur fetsës për vetëdeklarim 72.000 qytetarë të tjerë. “72.000 qytetarë që i përgjigjen ftesës tonë në këtë katërmujor, të cilët i shtohen shifrës prej 270 mijëve vetdeklarimeve të deritanishme, të bëra që nga viti 2005 deri në vitin 2013”, tha kreu i ALUIZNI-t. Lidhur me këto shifra të larta të vetëdeklarimeve të bëra në këto katër muajit e fundit, Lame tha se është një surprizë e vërtetë.

Për të cilën solli dhe argumentat e këtij suksesi, duke bërë krahasimin me vitet paraardhëse gjatë qeverisjes së mëparshme, ai thotë se gjithë vjen si rezultat i asaj që më parë nuk ka funskionuar sistemi siç duhej. “Arsyet e kësaj suprize janë. Kaosi urban, veçanërisht i viteve të fundit dhe vecanërisht i vitit zgjedhor 2013, i krijuar nga papërgjegjshmëria qeverisëse e deridjeshme. Bindja e qytetarëve se kësaj rradhe shteti e ka marrë seriozisht hallin e tyre”, tha Lame.
 
Emigrantët së shpejti do kryejnë legalizimet përmes konsullatave
Një tjetër mundësi që krijon ALUIZNI në procesin e legalizimeve, është ajo që nëpërmjet një program që po hartohet nga ky institucion, emigrantët do të kenë mundësinë të bëjnë legalizimet nëpërmjet konsullatave përkatëse. Këtë fakt e bëri të ditur gjatë konferencës së ditës së djeshme, vetë kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. “Dua të informoj emigrantët dhe familjarët e tyre këtu, se ALUIZNI është duke hartuar një program për mundësimin e kryerjes së procedurave të vetëdeklarimit dhe të disa procedurave të tjera të legalizimit, direkt përmes konsullatave shqiptare në vendet kryesore të qëndrimit të tyre”, deklaroi Lame.

Ndërkohë, kreu i ALUIZNI-t bëri me dije se deri në përfundimin e hartimit të programit të ri në bashkëpunim me konsullatat shqiptare në vende të ndryshme, për procesin e legalizmeve janë vënë në dispozicion 14 Drejtori rajonale të cilave iu janë bashkangjitur edhe 11 sportele shtesë.

Ai theksoi gjithashtu se deri në datën 31 Janar 2015, të gjitha drejtoritë përkatëse do të kenë mundësinë të përballojnë me lëhtësi procesin e vetëdeklarimeve. “14 Drejtoritë Rajonale dhe të 11 sportelet shtesë të hapura prej nesh nëpër qytete, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për kryerjen e procedurave të vetdeklarimt, deri në 31 Janar 2015”, tha ai. nga ana tjetër, Lame iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në këto ditë fundviti dhe në ditët e para të Vitit të Ri, t’u lënë mundësinë më tepër emigrantëve për të bërë vetëdeklarimet, pasi ata duhet të kthehen në vendet e tyre të punës.

 “Kohë për të gjithë për t’mos u ndëshkuar”
Duke iu referuar ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, për ndërtimet pa leje, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u shpreh se tashmë po i krijohet mundësia gjithësecilit që të bëjë në një afat të caktuar kohor legalizimet brenda kushteve që parashikon ligji. Në mënyrë që në një të nesërme të mos ndëshkohet. “Para disa ditësh në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Kodin Penal, midis të cilëve edhe ai që i kthen ndërtimet pa leje në vepër penale të dënueshme deri në 3 vjet. Veç kësaj, pas kësaj thirrjeje të fundit askush nuk mund të ankohet se nuk ka patur mundësi të kryejë procedura vetdeklarimi dhe se nuk ka patur mundësi të përfshihet në proces”, tha Lame.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)