Legalizimet, emrat e 170 pronarëve që marrin 1.3 mln euro

Legalizimet, emrat e 170 pronarëve që marrin 1.3 mln euro

Prona

Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se dje ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 176 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin apo shpërblimin në vlerë, në masën 70 për qind të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi është zhvilluar pasi ALUIZNI ka kryer procedurat për kalimin e pronësisë tek pronarët e rinj për pronat e patundshme tokë dhe truall. Fondi financiar që shpërndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për këto kërkesa është në vlerën 170.554.292,96 lekë, shumë e barabartë me më shumë se 1.3 milionë euro. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara, të cilët gjejnë emrin e tyre në listën më poshtë se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë të disponueshme në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

( Kliko këtu për listën e plotë të emrave )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë