Legalizimet, emrat që marrin tapinë
në Tiranë e u ndryshojnë të dhënat

Legalizimet, emrat që marrin tapinë<br />në Tiranë e u ndryshojnë të dhënat
TIRANË - Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ALUIZNI-t për të sistemuar gabimet e bëra në dosjet e familjeve që u janë miratuar më parë lejet e legalizimit. Në tabelat e publikuara prej ALUIZNI-t janë përfshirë familje në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Durrës dhe në Korçë. Pas këtij vendimi dosjet do të kalojnë në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të përmbyllur procesin e hipotekimit të banesave. Në ndryshimet e bëra janë përfshirë sistemimi i emrave, mbiemrave por dhe i sipërfaqeve të truallit që është legalizuar dhe të sipërfaqes së banesës.

Në rastet kur sipërfaqa e truallit është ëm e vogël nga sa është bërë pagesa më parë do të duhet që subjekti i interesuar të koordinojë me ALUIZNI-n për hapat e mëtejshëm, kjo në rastet kur faturat janë shlyer prej familjeve. Në rastet kur sipërfaqa është më e madhe nga vendimi i mëparshëm i ALUIZNI-t sigurisht do të kërkohet pagesa e plotë e vlerës së truallit të zënë. Kjo porsa i përket kategorive që kanë ndërtuar në pronën e të tretëve. Në rast se trualli është pronë e ndërtuesit, atëherë  nuk do të ketë pagesë për sipërfaqen. Pas kësaj hapi i rradhës do të jetë vijimi i procedurave të regjistrimit të pasurisë në zyrat e hipotekës sipas rretheve përkatëse.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra