TIRANE - Kryeministri Edi Rama shpërndau dje 1001 leje legalizimi në Tiranë, duke theksuar se në këtë proces do të përfshihen edhe objektet e ndërtuara pas vitit 2009. Sipas kryeministrit në total 60.000 objekte të ndërtuara pas vitit 2009, të cilat përjashtohen nga një nen i ligjit aktual të legalzimit.
“Janë 60.000 ndërtime, për të cilat para 7 vitesh u fut një nen që i përjashtonte ndërtimet e reja nga procesi i legalizimeve. Ne kemi marrë nismën që edhe për këto ndërtime të nisim procesin e legalizimit”- theksoi Rama.
1001 leje
Duke ju drejtuar qytetarëve të pranishëm, Rama tha se janë 1001 leje legalizimi falas që gjenden në këto dosje dhe që do të shpërndahen për familjet. Ai shoi se shifrat janë kokëforta dhe flasin vetë për seriozitetin e qeverisë, në realizimin e një premtimi elektoral, siç ishte legalizimi i banesave falas. “U thonë njerëzve që Rama iu mashtroi se nuk ka legalizime falas.
Jeni dëshmitarë se kur keni paguar para nën dorë dhe keni marrë vetëm diellin mbi kokë, sot merrni lejen e legalizimit falas. Këta që ju morën për budallenj gjithë këto vite, si ka mundësi që ju kujtojnë si dele që t’iu marrin dhe t’iu çojnë në vathët e Berishës. Këtë pyetje ua bëj atyre që e kanë votuar dhe do të votojnë prapë PD. Shumë njerëz në këto aktivitet na thonë faleminderit ne. Ne bëjmë detyrën, duhen falënderuar ata qytetarë që votuan pro nesh që ne të vinin në pushtet për të bërë detyrën. U deshën 6 muaj për të gjetur se ku ishin lënë dosjet. Ishin në një magazinë pa inventar” theksoi Rama.
Sipas Kryeministrit, në 1 vit ALUIZNI ka bërë aq sa nuk është bërë në 8 vite marrë së bashku. 50.000 objekte më shumë të përditësuara pas matjeve. Në 1 vit 25.000 legalizime, ata në 8 vite bënë vetëm 21.000. Sot arrijmë në 27.500 legalizime në më shumë se 1 vit. “Brenda mandatit legalizojmë një pjesë dërrmuese në zonat informale falas. Në 8 vite 4503 legalizime në Tiranë. Shumica biznese.
Mes tyre biznese të ndërtuara në zonat më të rëndësishme. 5847 në 1 vit nën drejtimin e Artan Lamajt. Janë 60.000 ndërtime, për të cilat para 7 vitesh u fut një nen që i përjashtonte ndërtimet e reja nga procesi i legalizimeve. Ne kemi marrë nismën që edhe për këto ndërtime të nisim procesin e legalizimit. Nuk ka më ndërtime pa leje ashtu siç ka pasur. Ata që kanë ndërtuar për një shpi në zonat informale, asnjë nuk do e lëmë rrugëve” shtoi Rama.
Ekonomia
Më tej Rama theksoi se ne do vijojmë në drejtimin e duhur, Shqipëria po hyn në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike sociale. Kthesa falë reformave që ne po bëjmë. “Reformat janë operacione të vështira. Kur bëhet fjalë për betejën mes jetës dhe vdekjes, prindërit nuk e çojnë në operacion fëmijën për ta torturuar, por për ta shpëtuar. OSHEE nuk do të kërkojë nga lekët që i duhen komunitetit për të mbushur gropën e atyre që nuk paguajnë. Këto para janë investime që i shkojnë përsëri njerëzve. Kush paguan energjinë kryen një akt patriotik” tha Rama.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com 8 Maj 2015
Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com