Legalizimet/ Ja 242 parcela me ndërtime pa leje që ndryshojnë pronarët
Zbardhet vendimi i qeverisë që i hap rrugën marrjes së certifikatës së pronësisë. Zotëruesit e mëparshëm do të përfitojnë 36 milionë lekë kompensim.
Ndërtime pa leje
Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfitues, për 242 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas listës që publikohet më poshtë.
Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara është 8.718 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar që ata përfitojnë nga tjetërsimi i pëonave është 35.729.979 milionë lekë.
Hipotekat në Durrës, Elbasan, Librazhd, Peqin, Tiranë, Kavajë, Kukës, Has, Tropojë, Fier, Vlorë, Sarandë dhe Shkodër duhet të regjistrojnë brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to.
Praktikisht, kjo do të thotë se procesi i mësipërm ka përfunduar, duke qenë se vendimi është marrë më 21 maj dhe ka hyrë menjëherë në fuqi, pavarësisht nga data kur është publikuar në Fletoren Zyrtare, Ћka ka ndodhur ditën e djeshme.
( Kliko këtu ) për listën e plotë të përfituesve nga VKM që kanë ndërtuar objekte pa leje të legalizuara
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përsëriti shkeljen, procedohet një pronar lokali në Fier që nuk respektoi masat e COVID! Gjobë për një tjetër
18 Korrik 2020, 14:06
-
Shembja e bizneseve pa leje nga IKMT në Velipojë, vihen nën hetim 6 persona, kundërshtuan policinë
13 Qershor 2020, 11:56
-
Pronarët e bizneseve në Velipojë: Po na shkatërrojnë pronën, jemi në proces gjyqësor (VIDEO)
11 Qershor 2020, 12:11
-
'Protokolli i kuq' mbyll fasoneritë në Krujë, administratorët: Nëse qeveria nuk na dëgjon do largohemi nga Shqipëria
30 Prill 2020, 21:53
-
Basha bashkëbisedim me pronarët e Tiranës: PD do t'i japë zgjidhje përfundimtare problemit të pronave
16 Shkurt 2020, 20:12