Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka  takuar disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Ai është shprehur se PD ka detyrimin e pashlyer t'i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve.

Basha ka shtuar së është personalisht i angazhuar për ta bërë këtë nismë realitet.

Këtë zhvillim ai e ka publikuar në faqen e tij në Twitter.

"Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet",
ka shkruar ai.

Postimi i Bashës