Legalizimet/ Ja 681 tapitë që jepen dhe pronarët që kompesohen

Legalizimet/ Ja 681 tapitë që jepen dhe pronarët që kompesohen

Foto ilustruese

Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 681 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.

Parcelat gjenden në 10 Qarqe, konkretisht Berat (ZVRPP Berat, Kuçovë, Lushnjë), Elbasan (ZVRPP Elbasan, Peqin, Librazhd, Gramsh), Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë), Fier (ZVRPP Fier, Lushnjë), Vlorë (ZVRPP Vlorë dhe Sarandë), Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër, Përmet), Lezhë (ZVRPP Lezhë), Kukës (ZVRPP Kukës, Tropojë), Korçë (ZVRPP Korçë, Pogradec) dhe Durrës (ZVRPP Durrës).

Pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara kompensohen për 11.866,63 m² sipërfaqeme vlerë totale 49.033.353 lekë ose afërsisht 400 mijë euro.

Me këtë Vendim, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin me numrin më të madh të pronarëve, të cilëve u është zënë toka nga ndërtimet informale. Në pesë vite, qeveria ka kaluar 35 VKM për kompensimin e pronarëve të ligjshëm, me një total financiar rreth 4.5 miliardë lekë, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2013 kanë qenë të miratuara vetëm 15 VKM. Nga shifrat zyrtare të ALUIZNI-t rezulton se, në 35 vendime të miratuara nga Këshilli i Ministrave kanë përfituar 16.273 trashëgimtarë. Deri më sot janë trajtuar 2.694 pasuri, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje.

( Kliko këtu ) për listën e plotë të emrave

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/03/2019 10:52

    Shqiperia duhet te pastrohet me juntë ushtarake nga Konispoli në Vermosh! E gjith M u t ë r i a e shëmtuar që u ndertua keta 30 vjet duhet SHEMBUR, dhe jo të legalizohet. Shikojeni mirë kete foto qe ilustron artikullin se sa shumë tregon shëmti kaluar Kabulit. Njëkohësisht me “pastrimin” dhe rehabilitimin e vendit ku u zaptuan dhe u dhunuan mjedise publike, fusha e çdo gjë tjetër, të ndiqet penalisht e gjithë MUTËRIA, pushtetare që lejoi shëmtimin e vendit por dhe fundërrinat banorë neandërtalë në bashkëpunim me arkitektë, inxhinjerë, avokatë e lloj lloj mu tash të tjerë! JO LEGALIZIMEVE! PO SHEMBJES SË SHËMTIRLLËKUT!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit