Në fillim të vitit të ardhshëm skema e vlerësimit të trojeve do të ndryshojë, duke marrë për bazë zonën në të cilën ndodhen. Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame zhvilloi dje një takim me drejtorët rajonalë të këtij institucioni për të folur për startegjitë dhe problematikat që përballet legalizimi I pronave në Shqipëri.

E pranishme ishte edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Ndryshimi i çmimit të legalizimit të trojeve, në varësi të zonës, është argumentuar se në këtë mënyrë procesi do të krijojë mundësi reale për të interresuarit në të gjithë vendin. “Sot qytetari i Kukësit që do të bëjë një legalizim duhet të paguaj truallin njëlloj si legal-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kallëzuar në Prokurori ish drejtorët e Agjencisë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) në Sarandë.

Pas auditimit të realizuar në këtë agjenci për veprimtarinë në periudhën Janar 2011-shtator 2013 ka rezultuar se dy ishdrejtues të kësaj agjencië dhe 5 drejtorë Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t në Sarandë, kanë abuzuar me detyrën duke lejuar izimi që do bëhet në Tiranë. Përfundimi, askush në Kukës nuk bën legalizim. Zgjidhja që ka gjetur drejtoria deri tani, le të rrinë atje siç kanë qëndruar 8 vjet”, - theksoi kreu i ALUIZN-it.

Gjithashtu gjatë ditëve të para të janarit, burokracia e procesit të legalizimit do të thjeshtohet. “Do ndryshojmë skemën e dokumenteve të nevojshme, për të mos e zhytur qytetarin në detin e letrave e vulave. I gjithë ky thjeshtim procedure do çojmë në sa më pak dokumente të domosdoshme”, - theksoi drejtori Lame.

Për më tepër, në kuadrin e thjeshtimit të proceduarave administrative, në këtë mbledhje u tha se vitin e ardhshëm do të hapej një portal i përbashkët midis ZRPP-së dhe AKKPsë. “Do lidhemi me një rrjet mme ZRPP dhe me AKKP me qëllim që përmes një portali të përbashkët të shkurtojmë kohët e operimit.

Jemi duke bërë një projekt me këto dy institucione me qëllim që të mos bëjmë për çdo akt të zgjasë procedura. Burimi më i saktë është hipoteka”, deklaroi”, - kreu i ALUIZNIt. Nga ana tjetër, ministrja Gjermeni theksoi se brenda muajit janar do të dërgohen për miratim propozimet për ndryshimet ligjore për mirëfunksionimin e ALUIZNI-t, ndërkohë që po në muajin e parë të vitit të ardhshëm do të kryhet edhe procesi i auditimit të institucionit, për të nxjerrë gjithë shkeljet dhe parregullsitë, në mënyrë që përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë.

Në Shqipëri ka rreth 300 mijë familje që e presin të kryejnë legalizime.


Shkrimi u publikua sot(27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)