TIRANE- Disa dhjetëra mijëra dosje për legalizim objektesh të ndërtuara pa leje kanë nisur sërish procesin, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për legalizimit. Dje, qeveria, në mbledhjen e radhës, ka vendosur të bëjë ndryshimet përkatëse në 30 Vendime të mëparshme të Ekzekutivit Berisha, çka hap rrugën për procesin e premtuar të legalizimeve me tarifë falas.