TIRANË-Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se ditën e djeshme ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 96 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Për 96 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore.
Kështu, kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.
Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa është në vlerën 104.243.737,49 lekë.
Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.





B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.6%
-
Jo
67.8%
-
Nuk kam mendim
7.6%
Vota total: 2511
Lajme të tjera
-
Vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, zëvendëson Jonida Baçin
1 Shtator 2022, 14:43
-
Durrës/ Përfundon procesi i legalizimit në zonën e Spitallës, 5410 objekte të legalizuara! Drejt përfundimit edhe zonat e Kënetës
11 Korrik 2022, 17:04
-
Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë
17 Prill 2022, 21:59
-
Legalizimet, Lame nga Zall- Bastari: Janë 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët
31 Dhjetor 2021, 10:40
-
Legalizim për Kishën e Koplikut dhe Muzeun e Françeskanëve në Shkodër! Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje
25 Dhjetor 2021, 13:35
-
Artan Lame: Malajziani dhe italiani
21 Gusht 2021, 13:06
-
Pas 25 vitesh përfundon 'odiseja' e legalizimit të Kompleksi Malajzian në Tiranë, banorët 30 ditë kohë për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre
19 Gusht 2021, 10:10
-
Lame: Shembim ndërtimet pa leje nga Vermoshi në Konispol, kush ka abuzuar nuk do flejë i qetë! Nis në Pogradec legalizimi i pallateve të braktisura
2 Korrik 2021, 21:02
-
Audio-përgjimi i Drejtorit të Kadastrës, reagon Artan Lame: Është e vitit 2017! Po diskutonim si të trajtonim objektet me ligjin e trashëguar nga Saliu
20 Prill 2021, 17:09
-
Tabaku i përgjigjet Lames për procesin e legalizimit: 8 vite vetëm mashtrime! Do të anulojmë ligjin e pronave, finalizojmë për 2 vjet legalizimet
22 Mars 2021, 14:40
-
Basha i jep fjalën kryefamiljarit në Kamëz: Të garantoj që premtimet për legalizimet falas do i çojmë deri në fund
15 Mars 2021, 15:24
-
Deputeti i PS hodhi foto duke shpërndarë leje legalizimi, habit KQZ, gjobit kreun e Kadastrës Lushnje me vetëm 1 500 lekë
14 Janar 2021, 13:20