Kanë hyrë në fuqi një numër i konsiderueshëm ndryshimesh, të bëra nga Këshilli i Ministrave më datë 15 qershor të këtij viti, që korrigjojnë të dhënat për emrat e qytetarëve të cilët përfitojnë nga procesi i legalizimit të ndërtesave pa leje, apo ato lidhur me sipërfaqen e përfituar.

Ky proces nuk ndodh për herë të parë, pasi në praktikë kostatohen shpesh përplasje dhe mospërputhje të karaktereve të ndryshme, si pasojë e mungesës së dokumentacioneve te sakta, por edhe të abuzimeve nga ana e punonjësve të ALUIZNI-t, ose të njësive të pushtetit vendor.