Ministrja e Sportit pret në takim Komitetin Olimpik: Vendimi për mbylljen e basteve ka qenë i duhuri! Vijojmë dëgjesat për legalizimin online

Ministrja e Sportit pret në takim Komitetin Olimpik: Vendimi për mbylljen e basteve ka qenë i duhuri! Vijojmë dëgjesat për legalizimin online

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi pas dëgjesës që bëri para pak ditësh me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit mbi disa ndryshime të propozuara për Ligjin e Sponsorizimit dhe bastet sportive, këtë herë ka pritur në Ministri përfaqësues të Komitetit Olimpik dhe federatave të ndryshme sportive.

Sipas Kushit, vendimi për mbylljen e basteve ka qenë i duhuri dhe nuk mund të rikthehen me në atë situatë alarmante. Ministrja ka theksuar gjatë takimit se do të vijojnë dëgjesat për legalizimin e tregut online.

“Në vijim të dëgjesave që po organizojmë me komunitetin e sportit, prita sot në MAS Presidentin e KOKSH z. Fidel Ylli së bashku me përfaqësues të federatave të ndryshme sportive në vend. Diskutuam mbi rëndësinë e ligjit të sponsorizimeve dhe mekanizmave të tjerë se si mund të mbështesim federatat dhe të zhvillojmë sportin në tërësi.

Ndamë bindjen se vendimi i mbylljes së sallave të bixhozit dhe basteve sportive në dhjetor të vitit 2018, ka qenë i duhuri dhe nuk mund të rikthehemi në situatën alarmante që këto aktivitete sollën në familjet dhe shoqërinë shqiptare. Dëgjova argumentet e tyre mbi formalizimin e tregut digjital sipas modeleve më të mira të vendeve të tjera. Në ditët në vijim do të vazhdojmë me dëgjesa të tjera”, shkruan Kushi.

Në kuadër të legalizimit të tregut, Kushi priti pak ditë më parë në një takim përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kreun e saj Armando Dukën, i cili ka kërkuar hapjen e basteve sportive të mbyllura që prej 2018. Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimuni 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja