Legalizimi i kanabisit mjekësor, ironizon Korreshi: Pse i leni çunat e Londrës në emigrim, merrni të na japin eksperiencën e tyre për hashash kualitativ

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në komisionin për Ligjet, ku e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Korreshi me ironi tha se ky projektligj nuk duhej të ishte hartuar pa përfshirë si grup interesi çunat e Londrës, që të jepnin mendim dhe eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.

“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah. Vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani.

E dyta, Shqipëria nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe në fushën ligjore, ne kemi mbush gjithë Europën. A do marrë pjesë në panaire, sa lekë do harxhojë qeveria. A do përfshihet në skemat e AZHBR këta që do kultivojnë hashashin? Tek skemat e marrjes së naftës, të marrin pak naftë.

Ne i kemi fut në burg për 1 gramë, po këta që mund të bëjnë nga një kile më tepër. Ai që kapet me 3 gramë do iki në kokërr të burgut 3.4 vite, ai që do bëjë një kuintal tepër do ketë një gjobë administrative.

Ato faret që kapen në Dukagjin e me radhë. Shteti ti fusë në përdorim, të këtë një projektligj për të gjithë ca kapet, se del në kosto më e lirë. Mënyra e transportit si do bëhet. Do i lëmë gomonet.

Ky projektligji s’duhet të kishte ardhur pa u konsultuar me çunat e Londrës s’mund të vëmë hashash koti duhet të vëmë hashash kualitativ”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Pr/ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, Opozita kundër! Korreshi: Merrni çunat e Londrës për agronom, kanë eksperiencë! Ministrja: Do të jetë vetëm për eksport


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë