Pr/ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, Opozita kundër! Korreshi: Merrni çunat e Londrës për agronom, kanë eksperiencë! Ministrja: Do të jetë vetëm për eksport

Dy  komisione Kuvendore të Parlamentit votuan sot pro pr/ligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor. Deputetët e opozitës në Komisione ishin kundër, ndërsa pr/ligji kaloi vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa pritet edhe vota e Komisionit të Ligjeve.

Ky projektligj u bë shkak për debate në Komisionin e Ekonomisë, Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të mbledhur paraditen e sotme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu para deputetëve të Komisionit te Ligjeve sqaroi se ligji parashikon legalizimin e kuluitivimit e kanabisit për përdorim industrial e mjekësor, por çdo aktivitet tjetër do të cilësohet i jashtëligjshëm.Gjithashtu sqaroi se në këtë fazë do jetë vetëm për eksport.

"Këto janë për produkte që do të shkojnë vetëm për eksport. Pra për qëllime mjekësore i referohen eksportit jo përdorimit në vend. Në këtë fazë ky pr/ligj nuk lejon përdorimin e produkteve apo nënprodukteve të kanabisit për qëllime mjekësore në vend ”, tha Manastriliu.

 Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.

“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani”, tha Korreshi.

Ministrja ju përgjigj se po konfuzon publikun, pasi është thjesht një kuadër ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar të kanabisit nga shteti për qëllime industriale edhe mjekësore.

“Po flasim për krijimin e një kuadri ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar nga shteti për qëllime industriale edhe mjekësore.  Nuk po legalizohet paligjshmëria, por po ngrihet një kuadër i ri ligjor për hapjen e një sektori në ekonomi.  Çdo gjë tjetër që thuhet për të konfuzionuar publikun është e pavërtetë” tha Manastriliu.

Në Komisionin e Ekonomisë opozita kërkoi që projektligji të mos votohej dhe të shtyhej. Deputeti Edmond Spaho tha se nuk e kupton përse mazhoranca po nxiton ta kalojë me shpejtësi projektligjin për kanabisin.

Është një masë e marrë për të mbuluar kultivimin illegal të kanabisit në Shqipëri. Është një haraç që po I paguhet kontrabandistëve. Kjo është çështje që kërkon vëmendje nuk mund ta kalojmë me dy fjalë” tha Spaho. 

"Hera e parë që komisioni diskuton një ekonomi të re dhe informacioni është i mangët. Nuk mund të quhet informacion. Shpresoja që ministrja e Financave të vinte këtu e të sqaronte për ndikimin ekonomik që do të ketë ky ligj”" u shpreh deputetja Jorida Tabaku.

Në Komisionn e Shëndetësisë, deputetja Albana Vokshi tha se ky ligj do sjellë efekte negative tek të rinjtë, ndërsa solli edhe njëherë në vëmendje shpërndarjen e drogës në shkolla.

"Besoj se të gjithë që jetojmë në Shqipëri situatën e rendit, mundësitë e kontrollit nga ana e lizgjzbatuesve, apo dhe kanabizimin e territorit të vendit. Çdo biznesmen kërkon që të fitojë se ndaj i ka hyrë biznesit, mund të ndodhë që të jemi si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Të dalin përtej politikës, por më shumë si nënë, mendoj se tani nuk është momenti për këtë nismë" tha Albana Vokshi. 

Këshilli i Ministrave miratoi  në qershor projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Ironi me qeverinë! Deputeti Korreshi “tymos” një teke: Çunat e Londrës e Spanjës mund të bëjnë rolin e agronomit

 

Gjatë diskutimeve në komisionin e Ligjeve, deputeti Saimir Korreshi vendosi të tymosë një letër për të imituar pirjen e kanabisit duke ironizuar projektligjin e qeverisë Rama.

Korreshi: Dëgjova që janë pyetur grupet e interesit por çunat e Londrës e Spanjës nuk dinin gjë. S'kemi pse i lëmë në emigrim. Mund ti marrim të luajnë rolin e agronomit"

Ora 13:10
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Bylykbashi: BE nuk është dakord, si do e kaloni ligjin! Ministrja: Po zbatojmë rekomandimet e tyre

 

Deputeti Oerd Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve tha se BE nuk është dakord me nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në përgjigje, ministrja Ogerta Manastirliu tha se po i rishikojnë rekomandimet e BE.

“Mos e sillni si diçka që përbën bazë legjitimuese për qëllimin e qeverisë. Nisma na vjen nga qeveria. Cili është interesi publik, çfarë përfitojnë shqiptarët nga ky projektligj. Pse nuk e keni kërkuar me referendum. Së dyti, juve keni marrë komentet e delegacionit të BE dhe me këto komente ligji nuk kalon dot. Po merrni një peshkaqen dhe po e fusni në një pishinë me njerëz”, tha Bylykbashi.

“Kemi patur komunikim të përhershëm me ta, edhe në ditët e fundit kanë vijuar të na mbështesin sa i përket rekomandimeve për të përmirësuar aspekte që i kemi patur të përfshira në ligj, por mund edhe t’i rishikojmë”, tha Ministrja.

Ora 12:57
Legalizimi i kanabisit mjekësor, ironizon Korreshi: Pse i leni çunat e Londrës në emigrim, merrni të na japin eksperiencën e tyre për hashash kualitativ

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në komisionin për Ligjet, ku e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Korreshi me ironi tha se ky projektligj nuk duhej të ishte hartuar pa përfshirë si grup interesi çunat e Londrës, që të jepnin mendim dhe eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.

“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah. Vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani.

E dyta, Shqipëria nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe në fushën ligjore, ne kemi mbush gjithë Europën. A do marrë pjesë në panaire, sa lekë do harxhojë qeveria. A do përfshihet në skemat e AZHBR këta që do kultivojnë hashashin? Tek skemat e marrjes së naftës, të marrin pak naftë.

Ne i kemi fut në burg për 1 gramë, po këta që mund të bëjnë nga një kile më tepër. Ai që kapet me 3 gramë do iki në kokërr të burgut 3.4 vite, ai që do bëjë një kuintal tepër do ketë një gjobë administrative.

Ato faret që kapen në Dukagjin e me radhë. Shteti ti fusë në përdorim, të këtë një projektligj për të gjithë ca kapet, se del në kosto më e lirë. Mënyra e transportit si do bëhet. Do i lëmë gomonet.

Ky projektligji s’duhet të kishte ardhur pa u konsultuar me çunat e Londrës s’mund të vëmë hashash koti duhet të vëmë hashash kualitativ”, tha ai.

Ora 12:06
Debate te ‘Shëndetësia’, Nënkryetarja socialiste: Vendimet i marrim bashkë! Zheni Gjergji: Lëri komentet se po e kalon etikën

 

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji është përplasur gjatë mbledhjes me nënkryetaren, Klodiana Spahiu.

Pjesë nga debati:

Klodiana Spahiu: Unë di që kjo është seanca dëgjimore që ne kemi, nuk na ka ardhur ka informacion tjetër?

Deri tani nga sekretaria nuk kemi informacion tjetër. s’kemi shkresë

Zheni Gjergji: Atëherë vazhdo

Klodiana Spahiu: Ju mendoni se në këtë komision bëhet siç thoni ju meqë  ne jemi tolerantë?

Zheni Gjergji: Jo s’jeni fare tolerantë, vazhdoni pyetjet. S’jeni fare tolerante, zbato rregulloren thotë që ne mund të kemi ide të tjera.

Klodiana Spahiu: Ka mundësi të jemi korrekt me njëri-tjetrin. Vasili ju lutem, puna në këtë komision bazohet në kalendar, kemi këtë seancë dëgjimore dhe unë do të doja që..

Zheni Gjergji: Lëri komentet, vazhdo pyetjen nëse ke, komentet nuk janë lidhje

Klodiana Spahiu: Komenti nisi pas ndërhyrjes së koleges Vazhdo pyetjen.

Klodiana Spahiu: Ju lutem në këtë komision vendimet i marrim bashkë

Zheni Gjergji: Ka mundësi të vazhdosh pyetjet.

Klodiana Spahiu: Vasili ju tërheq vëmendje

Zheni Gjergji: Zoti Florenc Spaho ju tërheq vëmendjen  mund kërkoj masa të largoheni nga Komisioni. Po mund të largoheni

Klodiana Spahiu: Është hera e fundit, respektojmë njëri-tjetrin, se kuptoj pse qeshni

Zheni Gjergji: Mos u merrni personalisht me kolegët

Vasili: Ti thuaj të tërheq vëmendjen

Klodiana Spahiu: Nuk mund të qeshni kur unë jam diskutuar. Më duket mungesë etike

Zheni Gjergji: Klodi po kalon etikën në komision, ke përgjegjësi si nënkryetare, vazhdo procedure e bërjes së pyetjeve.

Ora 11:45
Debate te ‘Shëndetësia’ për kanabisin mjekësor, deputetja e Rithemelimit: Droga shitet në mes të ditës nëpër shkolla! Ki kujdes kur flet me mua  

 

Komisioni i Shëndetësisë ka thirrur në një dëgjesë publike grupet e interesit, ku po diskutohet për projektligjin për kanabisin mjekësor.

Në një diskutim me përfaqësues nga grupet e interesit, Albana Vokshi i ka replikuar ashpër. Ajo thotë se shqetësimi për këtë projektligj është shumë i madh pasi droga shitet nëpër shkolla dhe kontrollet mungojnë.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Besoj se të gjithë që jetojmë në Shqipëri situatën e rendit, mundësitë e kontrollit nga ana e lizgjzbatuesve, apo dhe kanabizimin e territorit të vendit. Çdo biznesmen kërkon që të fitojë se ndaj i ka hyrë biznesit, mund të ndodhë që të jemi si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Të dalin përtej politikës, por më shumë si nënë, mendoj se tani nuk është momenti për këtë nismë. Mendoj se më vonë duhet të shihet kjo gjë. Si prind, si qytetar i këtij vendi jeni dakord që të aplikohet kjo nismë? Si do të kontrollohet kjo nismë?

Grupi i interesit: Jam prind i dy djemve, dhe përpara biznesit kam jetën e tyre. Nuk më intereson fare gjë tjetër. Akoma nuk po dimë të bëjmë dallimin përmes kanabisit industrial dhe atij mjekësor.

Vokshi: Si do të bëhet ky kontroll? Se mund të futen në mes grupet kriminale në këtë çështje. A mund të flas unë? Të bëj një pyetje? Shitet droga hapur në mes të ditës nëpër shkolla dhe ju thoni që hajde ta aplikojmë. Kujdes kur flet me mua kështu! Kur flas unë më dëgjo. Më etikë!

Ora 10:59
Debate te ‘Ekonomia’, PS miraton në parim projektligjin për kanabisin! PD: Nuk na keni dhënë informacion të detajuar, pse e kaloni me shpejtësi

Me debate është zhvilluar komisioni për Ekonominë dhe Financat, ku vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor. Opozita kërkoi që projektligji të mos votohet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhure mbi këtë projektligj.

Ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i kërkoi relatorit të komisionit, Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen.

Deputeti Edmond Spaho tha se nuk e kupton përse mazhoranca po nxiton ta kalojë me shpejtësi projektligjin për kanabisin.

"Një mazhorancë që merr një nëism të tillë të mos ketë numra për ta mbështetur por të mbështet në lojëra si këto që bëni ju e hedh në votim me shpejtësi për të përfituar nga prezenca jonë. Asgjë nuk do të priste të duroje deri të hënën në mëngjes, meqë kemi diskutimin nen për nen, por së paku duke treguar që mazhoranca i ka numrat", tha Spaho. 

Pjesë nga debati

Tabaku: Mos e hidh për votim nëse s’kemi marrë informacione.

Shalsi: Kush është dakord për ligjin në parim

Tabaku: Mos na detyro të ngrihemi se ngelesh pa kuorum

Shalsi: Mos i bëj kështu

Tabaku: E di ca roli ka opozita, do flasim

Shalsi: Kërcënime të tipit që po u lëmë pa kuorum, po u them që po e votojmë ligjin në parim dhe në tërësi. Po miratohet

Tabaku: Shalsi me jep fjalën për procedurë. Ke ardhur i freskët nga konkursi i shahut. Shlasi më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licencuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit. Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma. Kjo është hera e parë që ky komision diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhëm. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion.

Shalsi: Nuk është hera e parë që marrim përsipër të votojmë një ligj në parim pa pasur informacion. Ju deklaroni që do jeni kundër, pra çfarë do që t’iu thuhet do jeni kundër.

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Ora 14:39
Nisma për kanabisin mjekësor, Braçe te 'Ekonomia’: Fokusi vetëm eksporti, duhet të ketë partner të huaj që zotëron 51% të aksioneve! Nëse s’tregtohet jashtë dështon

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot për nismën e re të qeverisë për kanabisin mjekësor. Braçe thotë se shoqëria që do të licencohet për prodhimin e kanabisit mjekësor duhet të ketë një partner të huaj që zotëron 51% të aksioneve.

Sipas tij, nëse nuk sigurohet një garanci financiare dhe ligjore kjo nismë nuk do të ketë sukses. Ai shton se duhet të ketë një licencë eksporti në vendet e BE apo edhe më gjerë se sa aq.

“Veprimtaria e kultivimit, prodhimit, shitjes, konsumimit, të kanabisit në jetë vend është veprimtari kriminale dhe mbetet e tillë.

Dërgojini mesazh tolerancë zero personave që kultivojnë kanabis.

Farat e kanabisit mbahen edhe në portofol, kontrolli i tyre nuk është i vështirë por jo i pamundur.

Mendoj se mesazhi duhet të jetë i qartë, ky ligj synon të ndërtojë një veprimtari ekonomike, e cila do jetë e kontrolluar e kufizuar dhe e shtrënguar për të respektuare ligjin deri në fund.

Shoqëria që do të licencohet duhet të ketë një partner që zotëron 51% të aksioneve i cili do të jetë i huaj me garanci financiare e ligjore, që duhet të ketë pjesë përbërëse një licencë eksporti në vendet e BE apo edhe më gjerë se sa aq.

Ky kriter që është kaq shtrëngues dhe garantues që në këtë vend mos të ndodhë ajo që verifikohet si dështim i qartë në Maqedoni apo mund ta kthejë këtë veprimtari ekonomike në prodhim dhe depozitim të këtyre dy llojeve të kanabisit mjekësor në vend. Nëse ky produkt nuk tregohet jashtë këtij vendi atëherë kjo ekonomi ka dështuar, të jemi të qartë.

Ky ligj nuk lejon konsumimin brenda tregut vendas, sa kohë e ndalon e vetmja mundësi ekonomike është eksporti. Duhet të fokusohet gjithçka tek eksporti.

Kërkoj që kjo veprimtari të jetë e kufizuar në territor. Kanabisi duhet të jetë me mbetje nën zero.”- thotë Braçe.

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 12/07/2023 14:29

    Do e marre shteti ne dore sepse ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite