Legalizimi i kanabisit mjekësor, Tabaku: Hap pas në procesin e integrimit! Noka: ‘Taksa’ që u paguan Rama bandave të drogës

TIRANË- Qeveria miratoi një ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit, ndërsa reagime kanë ardhur nga opozita. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e quan një hap pas në procesin e integrimit, ndërsa thekson se mazhoranca nuk e ka konsultuar projektligjin me ndërkombëtarët.

Sipas saj, nevoja aktuale është për një strategji kombëtare në luftën ndaj trafikut të drogës, dhe jo ligj për ta legalizuar atë. Deputetja demokrate shkruan se me këtë projektligj janë shkelur vijat e kuqe, pasi Shqipëria sipas saj renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020. Për këtë arsye, Tabaku thekson se duhej një ‘luftë’ kundër kanabisit dhe jo legalizimi.

“Miratimi i ligjit për Legalizimin e Kanabisit Mjekësor kur sot Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020, ka probleme me kontrollin e kufinjve është vend tranzit dhe burim i trafikimit te kanabis është një vijë e kuqe e shkelur qartësisht. Një hap pas në angazhimet ne procesin e integrimit. Askush nuk është kënaqur kur Shqipëria bënte lajm për avionët e drogës, as për trafikun ndërkombëtar të kanabis, as për pastrimin e parave nga droga! Askush, aq më tepër kur kjo kthehet temë debati në çdo parlamentt e kur reflektohet më çdo raport!

Prandaj sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë. Aq më tepër kur ligji miratuar vjen i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, në në një moment kur e gjithë energjia, puna dhe fokusi duhet të jetë e përqendruar në reforma pozitive që çojnë përpara ndryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anëtarësimin dhe jo në shkelje të tyre”, shkruan Tabaku.

Një reagim ka ardhur edhe nga deputeti i Rithemelimit, Falmur Noka. Në një dalje për mediat, Noka u deklarua kundër projektligjit të qeverisë për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore dhe njëherësh i drejtohen me thirrje dhe deputetëve të mazhorancës për të mos e votuar në Kuvend.

“Një thirrje për deputetët e partisë në pushtet: duhet të vendosni si do mbeteni në histori, si socialistë apo kanabistë! Mbështetja e Ramës në këtë marrëzi nuk është politikë për mbajtjen e pushtetit, por dorëzim i fëmijëve tuaj dhe të shqiptarëve pushtetit të substancave narkotike dhe kriminalizim i ekonomisë shtetërore”, tha Noka.

Legalizimin e kanabisit, Noka e shesh si një taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura, apo shkon edhe më tej kur thotë që është një premtim që Rama i ka bërë George Soros.

“Vendimi, që vjen menjëherë pas zgjedhjeve, fakton atë që Partia Demokratike e thotë çdo ditë me zë të lartë: nuk ka pasur zgjedhje, por farsë. Këtë farsë e ka mundësuar pushteti në bashkëpunim të ngushtë me bandat e drogës. Legalzimi është taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura. Ky është hapi i radhës në çimentimin e lidhjes së shtetit me krimin, shtetëzimi i aseteve kriminale dhe kriminalizimi i politikave shtetërore”, tha Noka.

Pas këshillimit kombëtar, ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, një ditë më parë, qeveria miratoi projektligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore, dhe pritet që t'i kalohet Kuvendit.

 Projektligji në fjalë përcakton një sërë kriteresh për marrjen e licencës dhe mënyrën e shfrytëzimit të saj.

Ai detyron edhe ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e kanabisit, që do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo Agjenci në bashkëpunim me atë të Barnave Mjekësore, me Agjencinë e Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, si edhe me strukturat e tjera si Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme është e ngarkuar për të kontrolluar dhe monitoruar procesin në të gjitha hallkat që nga farërat, mbjellja, korrja, tharja dhe destinacioni fundor i kanabisit. 

Në dokumentin e Publikuar nga Këshillii Ministrave thuhet se sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar. Po ashtu, secila kompani, mund ta ushtrojë këtë aktivitet në një sipërfaqe jo më të vogël se 5 hektarë dhe jo më të madhe se 10. Licenca jepet për një periudhë 15-vjeçare ndërsa e përfitojnë kompani që kanë kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë.

Komisioni i Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës përbëhet nga 7 anëtarë, ndërsa kompanitë duhet të rezultojnë të papërlyera me drejtësinë. Në raste shkeljesh edhe penalitetet janë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 18/06/2023 07:07

    Hapat per integriim jane perpara jo mbrapa dhe ky ligj pritej te miratohej duke u konsultuar dhe mare miratimin nga komisioni evropian dhe per tu habitur si nuk e dika kete fakt kjo "politikania" Tabaku!!Keta te opozutes nuk merren me pune po me sharje gjithe diten e marren rrogen kot!

    Përgjigju
  • Jimmy: 17/06/2023 20:16

    Keta te dy si baka me zeken!!muli nje cop injoranti!po pret qe ta bejne minister!!kurse kjo bakja ben te dituren!!eshte nje politikane pa vler!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë