TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar të drejtën e kalimit të pronësisë për 1005 ndërtime informale të ngritura në toka me pronar apo në zotërim të shtetit. “Shqiptarja.com” publikon sot listën emërore të personave të cilëve u ka lindur e drejta e përfitimit të së drejtës së pronësisë pas shlyerjes së tarifës së parcelës ndërtimore.

Në vendim Qeveria ngarkon ALUIZNI-n për zbatimin e procedurave për lidhjen e kontratave të kalimit të së drejtës së pronësisë të parcelave ndërtimore. “Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim” përcakton dokumenti qeveritar. Objektet të cilave u është miratuar e drejta e kalimit të pronësisë shtrihen në gjithë territorin e vendit. Sipas Vendimit të Qeverisë, 42 prej parcelave gjenden në berat, 10 në Dibër, 120 në Durrës, 25 në Elbasan, 367 në Fier, 12 në Gjirokastër, 8 në Korçë, 19 në Kukës, 14 në Lezhë, 179 në Shkodër, 103 në Tiranë, dhe 20 në Vlorë.