Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka proceduar penalisht Mentor Tolën, me detyrë regjistrues pranë Kadastrës, Elbasan, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", si dhe Beqir Gjurën, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se Beqir Gjura paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa zyrtari i Kadastrës e ka regjistruar atë në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
M. T., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë regjistrues pranë Aluiznit, Elbasan, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
B. Gj., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".
Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa shtetasi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.