Legalizuan pallatin me 4 kate pa leje, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të drejtorit dhe zyrtarit të Kadastrës Lezhë

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për "Shpërdorim Detyre".

Vendimi u dha nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy zyrtaret e Agjencisë së Kadastrës.

Gentian Malotaj dhe Artur Shabaku janë vënën nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Sipas organit të akuzës bëhet fjalë për një objekt 10 katësh, ku kompania Rozafa A me administrator Adriano Uldedaj ndërtoi 4 katet e fundit janë ndërtuar pa leje dhe u legalizuan nga Kadastra. Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banoret e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre.

Gjatë shqyrtimit të kësaj çështje, prokuroria administroi të gjithë dokumentacionin dhe nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte problematika, ku u regjistrua dhe procedimi penal dhe hetimet po ndiqen nga prokuroria Iva Harka. Po ashtu nën hetim për veprën penale "Ndërtim i Paligjshëm" është vënë edhe administratori i kompanisë që ka ndërtuar pallatin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë