Aventura e shqiptarit nga Kosova te Legia e Varshavës ka zgjatur vetëm tre muaj. Besnik Hasi është larguar nga drejtimi i klubit polak pas rezultateve të dobëta që ka arritur në ndeshjet e fundit.
Vendimi erdhi pas humbjes 3-2 që skuadra pësoi në shtëpi përballë Zaglebie Lubin. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Legian dhe e katërta në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.
Ecuria e ekipit në javët e para të kampionatit u cilësua si e papranueshme për kampionët në fuqi.
Për Besnik Hasin ky është shkarkimi i dytë në karrierën si trajner, pasi më 26 Maj 2016 u largua nga drejtimi i Anderlechtit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com