Legjenda Bryant pas 20 vitesh
i jep lamtumirën basketbollit

Legjenda Bryant pas 20 vitesh<br />i jep lamtumirën basketbollit
Pesë herë kampion i NBA Kobe Bryant ka njoftuar përmes një letre se në fund të këtij edicioni do të tërhiqet nga basketbolli.
 
Kobe Bryant, legjendë e Los Angeles Lakers regjistron 20 vite karrierë dhe 32 683 pikësh të shënuara.
 
Letra e Bryan
 
“I dashur basketboll. Që kur nisa të realizoja gjuajtje imagjinare, u dashurova me ty. Një dashuri e thellë që më ka bërë të jepja maksimumin për ty me mendje, trup dhe shpirt.
 
Dhashë gjithçka për ty sepse kjo gjë bëhet kur diçka të bën të ndidesh gjallë, siç më bëre ti të ndihem. I dhe një djali 6-vjeçar ëndrrën e Lakersave dhe gjithmonë do të dua për këtë.
 
Por, nuk mund të fiksohem më pas teje. Dhe ndihem mirë. Jam gati për të lënë të lirë. Të dy do të shijojmë çdo moment që kemi kaluar bashkë.
 
Dhe të dy e dimë se çfarëdo që të bëj në të ardhmen gjithmonë do të jem ai djaloshi që ëndërronte duke u munduar të fuste topin në një kosh mbeturinash, duke imagjinuar një fundndeshjeje. 5,4,3,2,1... Do të dashuroj gjithmonë.
 
Kobe”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën