Legjenda e futbollit brazilian Pele
ndihet keq, dërgohet në spital

Legjenda e futbollit brazilian Pele<br />ndihet keq, dërgohet në spital<br>
Legjenda e Brazilit Pele është në spital pasi është ndjerë keq dhe është rrëzuar ditën e enjte.

77-vjeçari anulon një udhëtim në Londër këtë fundjavë ku do të mbahej një darkë në nder të tij nga Shoqata e Futbollistëve të Futbollit (FEA).

Pele, është i vetmi lojtar që ka fituar tre Kupat e Botës  ka bërë një sërë analizash ku tregojnë se ka  lodhje të rëndë. Ai është nën kujdesin e mjekëve për shërimin e tij, por fatmirësisht nuk ka asgjë serioze. Ish sulmuesi brazilian është dërguar më parë në spital për probleme të veshkave dhe prostatës.

I konsideruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Pele shënoi 1,281 gola në 1,363 ndeshje  gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 91 ndeshje për Brazilin. Legjenda ka kontribuar në fitimin e Kupës Botërore të viteve 1958, 1962 dhe 1970, ku është emëruar nga FIFA si Lojtari i Shekullit.


Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre