Një nga legjendat e Milanit dhe idhulli i shumë shqiptarëve, Andriy Shevchenko ka folur me superlativa për kombëtaren shqiptare të futbollit duke e vlerësuar për paraqitjen e fundit në epokën e De Biasit dhe kualifikimin në Kampionatin Europian të Francës.
 
Shevchenko në një intervistë për Super sport pas ndeshjes që Ukraina fitoi përballë Shqipërisë 3-1 u shpreh se  kuqezinjtë mund t’u hapin probleme skuadrave të mëdha.
 
“Unë uroj Shqipërinë që të ecë sa më shumë në Europian. Shqipëria është një realitet në futbollin europian dhe kjo kuptohet edhe nga emrat e futbollistëve që luajnë në kampionatet të rëndësishme në Europë.
 
Shqipëria ka ndryshuar shumë, skuadra ka bërë progres. Trajneri De Biasi po punon shumë mirë”tha ai.
 
Ukrainasi gjatë ndeshjes është pritur me ovacione nga tifozët shqiptarë që kanë nostalgji nga paraqitjet me Milanin në kampionatin italian.
 
 “Jam pritur shumë mirë këtu nga tifozët shqiptarë dhe për këtë gjest dua t’i falenderoj dhe t’u them që do të mbështes Shqipërinë në “Francë 2016”deklaroi ai. 


d.b/shqiptarja.com