Legjenda italiane, Ancelotti në
Tiranë rrëfen jetën në librin e ri

Legjenda italiane, Ancelotti në<br />Tiranë rrëfen jetën në librin e ri
Rama ka mirëpritur ditën e sotme një mik special në Kryeministri, trajnerin e njohur italian Carlo Ancelotti. Aktualisht trajner i Bayernit të Mynihut, legjenda italiane është mjaft e njohur dhe gëzon popullaritet në të gjithë botën për atë që ka dhënë për futbollin jo vetëm me Milanin në vendlindjen e tij, por edhe me PSG në Francë, Çelsin në Angli, Realin e Madridit në Spanjë dhe së fundmi me kampionët e Gjermanisë.
 
Ancelotti gjatë prezantimit të librit të tij “Lidershipi i urtë” ka folur për hapat e parë të karrierës së tij, marrëdhënien me Sakin, eksperiencat në shumë vende të Europës si trajner, marrëdhëniet me yjet si Ronaldo, Ibrahimovic dhe Zidane, por edhe për paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin e Europian dhe në vazhdim.

Kryeministri Rama është shprehur se ‘Arsyeja pse sot gjendemi këtu është dashuria që është në zemrën e cdo shqiptari që e ndjek futbollin dhe Ancelotin.
 
Libri i tij, të cilin e lexova me kënaqësi mbi lidershipin, do ta flasim për futboll, por jo vetëm, por edhe për menaxhim dhe rolin e udhëheqësit. E vecantë në këtë libër që po e përkthejmë në shqip, flet për një lidership të qetë
”tha Rama.
 
Ndërsa trajneri Anceloti u shpreh se jam i nderuar që ndodhem këtu. ‘Falenderoj Ramën për ftesën, është hera e dytë që vij në Tiranë, pasi më pare kam qene me Milanin.
 
Libri nuk ka qenë një punë, por kënaqësi. Ishte një hobi, e kam shkruar me një profesor të Londrës. Nuk do ti mësoj asgjë askujt, por përvoja e bukur dhe eksperienca që vazhdon. Trajneri duhet të ketë aftësi të menaxhojë dhe komunikojë.
 
Lidershipi është mbi të gjithë, lind nga karakteri i një personi. Dikush që është autoritar nuk mund të ushtrojë një lidership të qetë. Në këtë kuptim nuk kam pasur një lider autoritar, as prindërit, mësuesit, apo trajnerët. Shumë herë më kanë thënë duhet të përdorësh thuprën, por unë kam thënë jo, pasi askush nuk e ka përdorur mbi mua
” tha ai. 

Tekniku ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në Europian, ndërsa kur u pyet se si mundet që Shqipëria të mundë Italinë në ndeshjet eliminatore të Rusisë, u përgjigj se për këtë duhet të pyetet De Biasi.

"Shqipërinë e pashë shumë mirë në këtë Euro 2016 por edhe në grupet eliminatore. Gjërat e bukura të futbollit ndodhin nga skuadrat e vogla si Shqipëria e Islanda, që sollën në Europë një entuziazëm të madh. Gjatë një seminari të zhvilluar në UEFA vura re se të gjithë ishin të surprizuar nga ecuria e skuadrave të vogla. Kjo është bukuria e futbollit. Madje dhe fakti që fitoi Portugalia'tha ai.

Më pas biseda është zhvendosur te fillimet, ku Anceloti ka shpjeguar marrëdhënien me Arrgio Sakin.
Ai më peshkoi. Nga Saki kam mësuar shumë, është një nga shkollat më të mira për trajner dhe pastaj gjërat ndryshuan, pasi me përvojat ndryshon mënyra e të menduarit. Unë mendoj se sistemi i lojës është i rëndësishëm, por më të rëndësishme janë parimet. Më shumë se skema e lojës është altruizmi dhe bindja e lojtarëve. Unë duhet të gjejë idenë si ata të përfshihen në lojë”tha ai.
 
Por cfarë do të behej Carlo, nëse nuk do të ishte bërë futbollist?
'Unë kam studiuar elektro teknikë. Fëmijërinë e kam jetuar në fusha dhe më pëlqente shumë. Më eci mirë si futbollist nuk dua ta mendoj cfarë do të bëja nëse nuk do të isha bërë futbollist'

Marrëdhënia me lojtarët për trajnerin italian është çelësi i suksesit. Ndërsa është ndaluar duke folur edhe për yjet që ka stërvitur.
Ronaldo është një profesionist i madh. Është serioz dhe profesional, po ashtu edhe Ibrahimovic, ai është njeriu skuadër”.
 
Trajneri ka shpjeguar edhe marrëdhënien me presidentët e ekipeve që ka drejtuar duke vlerësuar Berlusconin dhe Perezin.
Presidentit i detyrohesh respekt, por në punën tonë nuk është shumë e rëndësishme, pastaj ka presidentë të ndryshëm nga njëri tjetri. Dallimin më të madh e kam vënë re te Berlusconi, i cili që fëmijë ishte tifoz i Milanit dhe u bë president, po ashtu edhe Perez. Pyetjes së presidentëve para ndeshjeve u pergjigjem; Mund të fitojmë, barazojmë ose humbasim” tha ai.
 
Por si është përshtatur Ancelotti me ushqimin, gjuhën dhe traditën e vendeve ku ka jetuar?
'Anglezët hanin vezë të skuqura para ndeshjes. Por nuk duhet të fiksohesh pas këtyre gjërave. Anglezët janë ushtarë, italianët janë krijues, aty ku shkoj duhet të njoh kulturën dhe traditën e skuadrës për mënyrën sesi luan. Ndërsa kam mësuar edhe disa gjuhë, por gjermanishtja tani është e pamundur' deklaroi ai.

Gjatë diskutimit nuk kanë munguar as batutat me kryeministrin Rama, kur është pyetur mbi këshillat që do t’u jepte të rinjve. “Ka pasur lojtarët që më kanë thënë nuk duhet të martohem, por si t’ia bëj” ka treguar ai me shaka.
 
Ndërsa në fund teknikut iu dhurua një bluzë me mbishkrimin në kopertinën e librit që do të botohet edhe në Shqipëri.

Ancelotti


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron