Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare
Marcelo Vieira da Silva Junior
Mbrojtësi brazilian, Marcelo (Marcelo Vieira da Silva Junior) ka "varur këpucët në gozhdë" në moshën 36-vjeçare. Ka qenë vetë Marcelo që ka njoftuar diçka të tillë mes emocioneve, teksa në total ai ka fituar 31 tituj të mëdhenj.
Ai e mbylli karrierën pas 721 ndeshjeve, 58 golave, 117 asistimeve dhe me statusin e një prej futbollistëve më të mirë që ka luajtur ndonjëherë si mbrojtës i majtë. Klubi brazilian Fluminense e ndërpreu kontratën e tij në fillim të nëntorit të vitit të kaluar pas një incidenti të ndodhur me trajnerin Mano Menezes.
Ai qëndroi me Real Madrid deri në vitin 2022, duke fituar La Ligën gjashtë herë dhe Ligën e Kampionëve pesë herë dhe duke fituar gjithsej 25 tituj me klubin. Ai luajti 546 ndeshje për Realin. Nga shumë konsiderohet si prej mbrojtësve të majtë më të mirëve në histori.
"Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi im. Ai donte që unë të bëhesha futbollist profesionist dhe unë bëra gjithçka që munda për ta bërë këtë. Kur isha 18 vjeç, Real Madridi më trokiti në derë dhe u zhvendosa. Mund të them që jam një madrilen i vërtetë. 16 sezone, 25 tituj, 5 Champions League, një nga kapitenët dhe shumë netë magjike në 'Bernabeu', sa çmenduri. Real Madridi është një klub ndryshe”, thotë ai në mesazhin e publikuar rrjetet sociale.
Fituesi i Kupës së Konfederatave 2013 me Brazilin, Marcelo luajti 10 ndeshje edhe për Olympiacos.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Mbappe shkëlqen me dopietë, Real Madrid përmbys 1-2 Villarrealin dhe merr kreun e La Ligas
15 Mars, 20:46
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi
12 Mars, 10:55
-
GOLAT/ Atletico Madrid hap fals në derbi, Real Madrid fiton dhe barazon Barçën në krye të La Ligës
9 Mars, 16:54
-
VIDEO/ E mbani mend Coutinhon? Fantazisti shënon 'golin e vitit' në Brazil
7 Mars, 16:00
-
Brazili rikthen në skuadër Neymarin, gjen përballjen kundër Messit
7 Mars, 15:21
-
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
6 Mars, 16:45