Në prag të ndeshjeve të Botërorit të Rusisë, disa nga legjionarët po kalojnë një formë shumë të mirë duke paralajmëruar një përballje të forta me Spanjën dhe Italinë.
 
Armando Sadiku dhe Ermir Lenjani kanë shënuar për ekipet e tyre në ndeshjet e sotme.
 
Sadikut i mjaftuan vetëm katër minuta në fushë për të gjetur rrjetën në ndeshjen me Ruch Zdzieszoëice në raundin e 1/8 të Kupës së Polonisë, të cilën ekipi i Legias e fitoi thellë 0-4.
 
Ndërsa Lenjani ka shënuar në ndeshjen ndaj Luganos në Superligën e Zvicrës duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
 


dy.b/shqiptarja.com