Duke filluar nga data 1 Shkurt 2025 qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Malit të Zi me policën e sigurimit “Kartoni Jeshil” për autoveturat me çmim të reduktuar 50 Euro, me afat 1 vjeçar.
Në përputhje me rekomandimet e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), për marrjen e masave të ndërmjetme me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të mjeteve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërmori një proces konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) për marrjen e këtij vendimi.
Bazuar në vendimin e BSHS, qytetarët shqiptarë mund të pajisen me policën e sigurimit "Karton Jeshil" me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit, e cila mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi. Polica e sigurimit mund të blihet në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermosh.
Kartoni Jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.
Kjo masë lehtësuse pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare me Malin të Zi.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
48.6%
-
Jam i/e dyzuar
8.8%
Vota total: 2710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)
27 Janar, 10:42
-
Mali i Zi, thellohet kriza politike
26 Janar, 11:35
-
Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje
25 Janar, 11:54
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
SHBA ‘harron’ zotimin, u ndalon ëndrrën amerikane refugjatëve, afganët mbeten në Shqipëri
23 Janar, 13:53
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025
23 Janar, 09:50
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20