Saimir Tahiri lirohet nga burgu, ish-ministri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësi! Dënimin e mbetur 1 vit e 8 muaj do e kryejë në shtëpi! Ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët

Nga sot ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi dhe jo në një nga qelitë e burgut të Kosovës në Lushnje ku po vuante dënimin me 3 vjet e 4 muaj dhënë në muajin shkurt 2022. Disa orë pas vendimit, ka bërë një reagim në Facebook ku thotë se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi ndërsa falenderon të gjithë ata që i besuan. Për ata që thotë se gënjyen, i jep mesazhin duke i thënë se i kujtuan çmimin e të vërtetës.

Vendimi për lirimin me kusht është marrë sot (2 qershor 2023) nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu e cila pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e Tahirit, pesë muaj më parë. Kështu Saimir Tahiri u lirua nga burgu një vit e 8 muaj para përfundimit të dënimit  "për shpërdorim detyre".  

Shkak për vendimin u bë një raport i mjekësisë ligjore që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur. Kështu Saimir Tahiri rifiton lirinë pas gati 16 muajsh në qeli. Dënimin e mbetur do ta kalojë në shtëpi dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakord”.

Avokati mbrojtës Maks Haxhia e quajti vendim të drejtë pasi Tahiri plotësonte kushtet e dënimit alternativ dhe pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit 8 muaj e 15 ditë burg do e kryejë në shtëpi. Për gazetarët renditi argumentet siç tha ai që kanë bindur gjyqtaren.

Kuptohet që ish ministri i Brendshëm në këtë rast nuk mund të pretendohet se ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore për këtë vepër. Ti ketë ngelur më pak se 2 vjet. Nga 3 vjet e 4 muaj i kanë mbetur 1 vit e 7 muaj e 11 ditë. Ka dy fëmijë në ngarkim. Bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat është në pamundësi t’i shërbyer fëmijëve." tha Maks Haxhia në një prononcim për median. 

Avokati tha se vendimi është i pa apelueshëm, pasi edhe prokurori Mustafa Turku ishte shprehur dakord me lirimin e ish-zyrtarit të lartë si pasojë e përmbushjes së kritereve ligjore. Në dosjen e gjykatës, është përfshirë edhe një raport i burgjeve, ku theksohet se ish-zyrtari i lartë ka pasur sjellje shembullore gjatë vuajtjes së dënimit.

Kjo sjellje e ish-ministrit, duket se është vënë re edhe nga të dënuarit e tjerë, sipas avokatit Maks Haxhia.

Rreth orës 13:30 Policia e shtetit ka shoqëruar ish ministrin e brendshëm për në banesën e tij në Tiranë pranë zonës së Kodrës së Diellit.

Nga dënimi tek lirimi
Lirimi edhi në një proces gjyqësor të nisur nga fillimi i këtij viti në gjykatën e Elbasanit nga avokatët e Saimir Tahirit. Ata paraqitën para gjyqtares një dokument të firmosur nga katër ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët shprehen se problemet shëndetësore të bashkëshortes ia pamundësojnë asaj kujdesin për fëmijët, duke ia kaluar këtë përgjegjësi ish-ministrit, i cili nuk mund ta përmbushte nga qelia.

Reagon Opozita
Në lidhje me lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka pasur edhe reagime nga opozita. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar në PD, thotë se vendimi i marrë nga gjykata ishte politik e një turp për drejtësinë. Ndërsa Sali Berisha tha se ai është liruar me urdhër të Edi Ramës, pasi e kishte paralajmëruar (Tahiri) se do të zbërthente lidhjet e tij e të Olsi Ramës me bandat e drogës.

Denimi 
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".  Nga salla e gjyqit, menjëherë pas vendimit, Tahiri u dërgua në burgun 313, ku qëndroi në pritje derisa drejtoria e burgjeve vendosi ta transferojë në qelitë e Fierit, për shkak se atje, nuk kishte persona që kishin pasur konflikt me ish-ministrin. Së fundmi ishte vendosur në burgun e Lushnjes.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, fillimisht në Fier e më pas në burgun e Kosovës në Lushnje.

Përballja vijon
Ish ministri i Brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë dhe përballja me drejtësinë është një odise e gjatë nga një gjykatë tek tjetra e cila nuk mbyllet sot.

Në fillim të procesit gjyqësor ish Prokuroria e Krimeve të rënda e akuzoi Tahirin për trafikim narkotikësh në bashkëpunim me grupin e drejtuar nga Moisi Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Prokuroria përmendi në akt-akuzë përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa përcaktuar rolin konkret të tij. Për këtë akuzë, prokurorët kërkuan 12 vjet heqje lirie, por gjykata në shtator 2019 rikualifikoi veprën penale ndaj ish-ministrit dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke dhënë ndaj tij 3 vjet burg, të konvertuara në shërbim prove.

Prokuroria e kundërshtoi vendimin në gjykatën e Apelit, e cila vendosi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes në shkallën e parë.

Më pas dosja çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë, ku avokatët kërkuan pafajësi me pretendimin se akuza nuk mund të ndryshohej në gjyq, por dosja u rikthye në gjykatën e Apelit duke gjetur të drejtë rikualifikimin e veprës penale.

Apeli i GJKKO u vendos në vështirësi për shqyrtimin e çështjes për shkak të numrit të gjyqtarëve që ishin konsumuar më herët me këtë çështje.

Vendimi i dënimit përfundimtar ndaj ish-ministrit u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i huazuar nga Apeli i Vlorës.

Sipas gjyqtarit, ish-ministri fajësohet për mosveprime në raport me grupin kriminal të Moisi dhe Artan Habilajt që kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit për të shmangur zbulimin e parcelave me kanbis dhe kapjen e ngarkesave me drogë që trafikoheshin në Itali. Gjyqtarët vlerësuan se Tahiri ka pasur përfitime të padrejta nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj duke dëmtuar interesat e shtetit.

Tani përballja do të vijojë në Gjykatën e Lartë ku Saimir Tahiri ka bërë rekurs vendimin e Apelit por dhe prokuroria gjithashtu kërkon që Saimir Tahiri të mos dënohet vetëm për shpërdorim detyre por për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë të një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Saimir Tahiri reagon pas lirimit: Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë! Ata që gënjyen më kujtuan çmimin e të vërtetës

1685698450_saimirtahiri.jpg

Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga qelia pas 16 muajve në burg. Në postimin e tij në Facebook, Tahiri falenderon të gjithë ata që e mbështetën dhe i besuan si dhe një mesazh e kishte për ata që thotë se gënjyen duke i kujtuar çmimin e të vërtetës.

"Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës.

Pata mundësi të njihja padrejtësine përballë. Tani kam mundësinë të kërkojë të drejtën pa kursim! Faleminderit pamase të gjithë!" - shkroi Tahiri në Facebook.

Ora 13:59
Lirimi i Tahirit, ish ministri i Brendshëm del nga burgu i Lushnjës! Shoqërohet nga policia për në banesë

1685707244_202202042034000402220694syPCdG01068x815.jpg

Policia e shtetit po shoqëron ish ministrin e brendshëm për në banesë. Tahiri ka dalë nga burgu i Lushnjës dhe do të shoqërohet në banesën e tij në Tiranë pranë zonës së Kodrës së Diellit.

Ora 13:19
Report Tv siguron vendimin për lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri

1685706248_1685704682tahiri.jpg

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka siguruar vendimin për lirimin e ish ministri Saimir Tahiri. Sipas këtij vendimi, ish ministri i mbetet të kryejë në shtëpi 1 vit e 8 muaj e 15 ditë pjesë e dënimit. Ai do të lejohet të kryejë të gjithë shërbimet e nevojshme për fëmijët e tij në ngarkim. Tahiri do të ketë kontakt me shërbimin e provës.

Gjykata e Elbasanit vendosi:

1. Pranimin e kërkesës

2. I dënuar Samir Bashkim Tahiri. i datëlindjes 30.10. 1979, bazuar ne nenin 59/a, Shkronja "b* te Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tete) muaj dhe 15(pesëmbëdhjete)dite, ta vuajë me "Qëndrim në shtëpi në adresën e banimit: Rruga "Kodra e Diellit", pallati Nr.3, Bashkia Tirane.

3. Lejohet i dënuari Samir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës se qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Ora 13:07
Avokati zbulon bisedën e Tahirit në qeli me një kriminel: Më vjen shumë turp që po dal unë dhe ti je në burg! Ja ironia e gazetares

 

Teksa u prononcua për gazetarët, Maks Haxhia ndau një moment ku një person me precedent të theksuar penal teksa dilte nga burgu i kishte shprehur keqardhje Tahirit që vuante ende dënimin. E ndërsa rrëfeu këtë, një gazetare nuk e kurseu ironinë.

"Para disa kohësh u lirua një person me precedent të theksuar kriminal dhe duke dalë i tha: Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju."- tha ai

Gazetarja: Paska bërë shoqëri Tahiri në burg

Maks Haxhia: Normale

Ora 12:48
Lirimi i Tahirit, avokati: Kontakt me shërbimin e provës! Ka rrezikshmëri të ulët, do kujdeset për fëmijët e mitur

 

Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit është prononcuar për mediat pas lirimit të tij nga qelia. Maks Haxhia thotë se në gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur. Si rezultat, duke patur fëmijë në ngarkim, Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës. 

“Kushte sipas Kodit Penal

Vepra për të cilën është dënuar kërkuesi duhet të jetë e rrezikshmërisë së ulët. Kuptohet që është dënuar për shpërdorim detyre  gjë gjasat janë që me ndryshimin e ri të Kodit Penal të hiqet fare si vepër penale.

Vetë personi të paraqesë rrezikshmëri të ulët shoqërore.

T’i ketë ngelur më pak se dy vite

Të ketë fëmijë të mitur në ngarkim

 Bashkëshorti që nuk është i dënuar duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e tij vuan nga një sëmundje që është në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve. Këto kanë qenë 5 kushtet që Gjykata i ka marrë në shqyrtim.

 Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret. Ka rrezikshmëri të ulët

Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, plotësimi e nevojave familjare. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt telefonik. Ky vendim nuk apelohet.

Erdhën 3 grupe të ekspertizën. Tahiri nuk ka probleme me shëndetin.”- thotë Maks Haxhia.

Ora 12:32
Lirimi i Saimir Tahirit, prokurori Mustafa Turku shprehu dakordësinë

 

Lirimi i Saimir Tahirit është dhënë dhe me pëlqimin e prokurorit Mustafa Turku. Ish ministri i Brendshëm Tahiri lë sot burgun e Lushnjës dhe do të vuajë dënimin në shtëpi.  

Ora 12:24
'Nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët!' Zbulohet ekspertiza mjekësore që liroi Saimir Tahirin

 

Report TV mëson se ekspertiza mjekoligjore që i dha lirimin nga burgu është e bashkëshortes së tij.

“4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë firmosur ekspertizën mjekoligjore sipas së cilës bashkëshortja e tij nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët” informon gazetarja Keti Banushi.

Ish ministri i Brendshëm është babai i dy fëmijëve. 

Ora 12:14
Sot lë burgun e Lushnjës, si arriti Saimir Tahiri të fitonte ‘lirinë’ pas 16 muajsh në qeli

1685700950_TahiriMaksHaxhia.jpg

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do lëri sot burgun e Lushnjës dhe do të vuajë 1 vit e 7 muaj e 11 ditë burg në shtëpi.  Ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit la Tahirin të vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi dhe jo më në burgun ‘Kosova’ të Lushnjës.

Tahiri u dënua më 4 shkurt 2022 me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, teksa prej muajsh kishte kërkuar lirinë nga Gjykata

Ish-ministri qëndroi përafërsisht rreth 16 muaj burg qeli. Fillimisht ka qenë në qeli në Peqin dhe më pas në burgun e Lushnjës. Për avokatin e tij, ai përmbushte çdo kusht për dënimin alternativ.

Ish-ministri është liruar me kusht pasi gjatë përballje me gjykatën kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke qenë se një pjesë e kishte kaluar në shërbim prove gjatë dhënies së vendimit.

Tahiri sipas prokurorisë, rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin italian. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por GJKKO vendosi ta rikualifikojë veprën penale dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.

Ora 12:10
Lirohet Saimir Tahiri, Report TV mëson se ekspertiza mjekësore që bindi gjykatën nuk është e tij por e një familjari

 

Ende nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës për të mësuar më shumë por avokati i tij Maks Haxhia është shprehur se vendimi është i drejtë sepse klienti i tij plotësonte kriteret që ka përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit.

Ndërkohë Report TV mëson se ka qenë ekspertiza mjekësore e një familjari dhe jo e ish ministrit që ka bindur gjykatën. .

“   Ekspertiza mjekësore nuk është për të por për një familjar. Nuk e dimë nëse është për bashkëshorten e tij apo nënën e tij. Do të jetë vendimi i zbardhur që do të zbulojë këtë” informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yllka hatellari: 03/06/2023 09:54

    Ehhh mor saje qorri. Leke bere por a do i hash dot?????

    Përgjigju
  • Naku: 03/06/2023 08:29

    Ky u be koke turku per partine socialiste

    Përgjigju
  • Birinxhiu: 03/06/2023 08:06

    Respekte per Sajmirin, e meriton se eshte njeri i qyteteruar dhe familjar i mire. Ai po sakrifikon qe ti rrije prane familjes ne dite te keqia, kur gruas i dhemb koka, duhet ti gatuaj femijeve. Bravo Sajmir je per tu mar shembull. Ne burg nuk la polic dhe administrate pa ndihmuar, kush kish nevoje per lek i kerkon Sajmes dhe ai i gjendej prane. Tani, ka kerkuar lirim dhe Xani Caushi se ka gruan semure, po ai sdi te gatuaj, ca do ndihmoj ai???

    Përgjigju
  • Edra: 03/06/2023 03:38

    Shume urime.

    Përgjigju
  • Klodi: 02/06/2023 22:30

    Cfar i ka gruja mo aman? Ti mbledhim ca lek ja dergojm per kurim jasht vendit fukarait.

    Përgjigju
  • Termeti: 02/06/2023 17:54

    Jam dakort me Z. Maks Haxhia. Nusja e Sajmir Tahirit kishte probleme, kur hidhte pleherat , hidhte leke ne vend te plerave. Nuk ishte ne rregull.

    Përgjigju
    • Meri: 02/06/2023 23:55

      "Ti që qënke në rregull"vuake nga luçinimacioni.

    • Or tej: 02/06/2023 23:20

      Kjo dashka pastruese per tu kuruar or teeeejjjjj

  • Pena: 02/06/2023 17:38

    Denimi i Sajmir Tahirit eshte turpi i gjoja drejtesis se re, denohet ai qe zhduku Lazaratin, shtetin brenda shtetit, denohet ai qe i dha policit dinjetet, e gjeti me kepuce te grisura dhe e beri me autoritet, denohet ai qe i beri komisariatet institucione serioze, u hoqi zhulin dhe eren e urines, ndersa ata qe vodhen floririn, shiten hidrocentralet, armet, vrane Kosta Trebicken duhet te jene te lire, kjo eshte drejtesija e re, ......

    Përgjigju
    • Or tej: 02/06/2023 23:11

      U zhduk nga Lazarati dhe u perhap mbjellja ne gjithe shqiprine or teeeejjjjj

  • Bardhoku: 02/06/2023 16:14

    Ky mut muti ska ba as 2/3 e denimit.....!te tjeret e bejne dit m dite edhe pse kane fmi te vegjel

    Përgjigju
    • Nardi: 02/06/2023 22:45

      Bardhok!Organizatori i grushtit te shtetit i hipur mbi tank,organizator i mitingjeve te PDse kriminel,qe akoma ben ligjin ne drejtesi,qe u lirua nga burgu nga gjygjtare bandita me raport mjekesor Sali Lushaj.dhe ankoheni per Sajon qe u arrestuar vetem qe doli nje emer Sajo dhe drejtesia e Sali Lushajt e arrestoi pa pik provash!vetem se nuk e dote shefi i tij non grata Berisha.

  • Sifi: 02/06/2023 15:32

    Si eshte e mundur qe kryekrimineli Berisha dhe Gaz Bardhi qe duhet te ishte prapa hekurave per fshehje te krimit ne vrashen e Pjerin Xhuvanit .Saimir Tahiri eshte viktime e drejtesise berishiane me krye Besim Amatajdhe gjykatesin e tij.Drejtesia italiane po te kushte prova per Saimir Tahirin do kishte kerkuar ekstradimin e tij ne Itali

    Përgjigju
    • Berti: 02/06/2023 20:00

      Shko mos sufllaqexhi muti ngeli drejtesiabne doren tende.bajge.kur te jet lajmi per saliun shkruaj edhe ti vemje.

  • Gjergj: 02/06/2023 15:22

    A bie erè kjo e gjitha? PO,,,KUDÈRMON. Nèse vèshtirèsia e bashkshortes pèr tu pèrkujdesur pèr fèmijèt, qènkèsh "çelèsi i artè" pèr lirimin nga qelia,,,atèherè mbyllini burgjet nè Shqipèri sepse nuk na u dashkan. Tek e gjitha kjo,,,,shtohet edhe figura e "opozitès" . Kur njerèz tè implikuar nè vrasje si ZONJA BARDHI, qè organizojnè struktura paralele "sigurie" si bandat serbe nè veri tè Mitrovicès,,,,kanè shuzpen tè dalin dhe tregojnè me gisht tek "padrejtèsia" e rastit Tahiri,,,,aty e kupton se larg èshtè ky vènd nga normaliteti qè tè garanton njè shtet ligjor. Mungesa e respektit pèr drejtèsi,,,injorimi i saj si diçka qè vlen vetèm pèr tè tjerèt,,,,èshtè arsyeja pse shqiptarèt braktisin vèndin e tyre dhe nè vènd tè tyre po pèrgatitemi tè "bèjmè krushqi" me bukuritè e Bangladeshit dhe Indisè. Do fillojmè ti biem fyellit si barinjtè tanè,,,,do na duhet ai fyell,,pèr tè zbutur kobrat dhe anakondat siç bèjnè "krushqit" tanè tè rinj nè vèndet e tyre. E bukur Shqipèria,,,,,,

    Përgjigju
    • Riku: 03/06/2023 03:21

      Se si rikun lidhet gaz bardhi me braktisjen e vendit vetem spiropalianet mund ta shpjegojne... fiks si komenti yt... e ce do pluralizmin thuaj kur ke gen tufe... ishalla shartimi bangladeshas sjell pak shprese per alternativen se na mbyten regjimofilet

  • goni: 02/06/2023 14:30

    tahiri nuk duhej denuar per hashash ,,se hashashi ne amerike eshte legal...por ai duhej denuar per kercenimet qe i bente zaganit....

    Përgjigju
  • LORA: 02/06/2023 14:23

    Shembja e republikes narkotike te Lazaratit dhe ringritja nga hiri i inkriminimit te Policise se Shtetit ishin "fajet" e vetme qe denuan Sajmir Tahirin . "Shperdorimi I detyres" kundermon ne cdo krah intrige dhe antishqiptarizem. Jete e shendet Sajmir Dali.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 02/06/2023 14:18

    Për Gazmend Bardhin e bandës së PD që me urdhër të tij TROPOJANI PAPLEKA VRAU DR.XHUVANIN NË ELBASAN NË 2021: 1.Nuk ka pse merresh me shpifje për drejtësinë njëlloi si babai politik S.Berisha. 2.Ju duhet të dënoheshin për nxjerrjen nga furgoni tënd Vrasësin Tropojan PAPLEKA. 3.Vrasësit Papleka i jan shtyr gjyqet 7 herë pse nuk shkoni Ju në drejtësi. 4.Salianit(BABALE) të PD i jan shtyr gjyqet 9 her për shpifje dhe PS nuk po ankohet..! 5.S.Tahiri u dënua se e lejoi Edi Rama drejtësinë të veproi si të doi dhe nuk e pengoi dhe nuk e pengon për asnjë të PS..! 6.Sa he që një i PD shkon në gjykatë shkojnë të gjithë deputetët e PD në mbrojtje të Hajdutit për të trembur Gjykatën. 7.S.Berisha dhe L.Basha do ishin në burg me 101 për vjedhjet dhe vrasjet që kan bërë në 32 vite..dhe për Ato Sb është shpallur non grata.. 8.PD me Ju e si Ju është një BANDË VRASTARE E SPIUNËSH NGA 1991.

    Përgjigju
    • Edi: 02/06/2023 20:54

      O komunist rrace miu ktu behet fjale per drejtesin e re qe deshtoj kurse ti o pallosh ngele tu shajt pd. Shko mor mutmuti se te gjith njesoj jane pjell e ndyre. Edhe mos perdor emra te tjerve.

  • Nik: 02/06/2023 14:07

    E Degjoni Saliun si i nxier jashteqitjet nga goja..... ?

    Përgjigju
  • Tutu: 02/06/2023 14:03

    Cjane keto idiotesi.. ka gruan e semure.. teper qesharake.. shtet kurve.. kur nuk i mban dot nena i merr shteti nen kujdestari.. vjedh miliona ..shkerdhen dhe shtetin dhe ben nje vit burg ( piknik ).. parate qe vodhe sti kerkon njeri… popull leshi qe ka nxjerre keshtu shtetaresh..

    Përgjigju
  • Ops: 02/06/2023 13:49

    E pa afte bashkshortia se rrin gjithe diten tek ferma 100

    Përgjigju
  • Iliri: 02/06/2023 13:45

    Po ka turp më të madh?Kam lexuar nga filozof,shkrimtar Serb,Grek etj..,që Shqiptarin e quanin me bisht, cub,hajdut grabitës,të pa fe,pa karakter pa atdhe,ç'do ditë e më shumë po më mbushet mendja që një gjë e tillë qëndron, sa krim vetëm ta mendosh një gjë të tillë sa turp.Urreja kur të tjerë Shqiptarë thoni që Shqipëria nuk bëhet. Unë për herë të parë në jetën time po e them, NUK BËHEMI KURRË SHTET,NUK BËHET KURRË SHQIPËRIA.

    Përgjigju
    • Gjergj: 02/06/2023 16:05

      Bèhemi ne shqiptarèt bèhemi. Ama ti, nuk je fare i tillè. Ti je GOJORE VELLADONÈSH @Iliri

    • O bo bo bo.: 02/06/2023 15:35

      Tè fala filozofève dhe shkrimtarève SERB,GREK @Iliri

  • Meri: 02/06/2023 13:39

    Ata që duhet të ishin në Burg,i njohim shumë mirë por...,për fatin ton të keq,ata kan edhe" arrën edhe gurin".Tahiri u denua nga S.Berisha dhe I.Metaj si hakmarrje për shkatrrimin e drogës në Lazarat.

    Përgjigju
  • Nardi: 02/06/2023 13:15

    Gjynah e meritonte me u liruar, se e shoqja nuk i perballonte fëmijët me i rrit, po ato qe ka futur ne burg ky pinxho kapello, pse e bajne burgun dit me dit, nuk kane edhe ato femij.

    Përgjigju
  • Mjeku: 02/06/2023 13:15

    Tahiri eshte i burgosur politik me 2023 per turpin e kesaj mut reforme ne drejtesi. Gjykata italiane dhe anti mafia e hetuan me detaje dhe e nxorren te pafajshem. Edhe sot mbillet hashash dhe kapet droge pse nuk eshte ne burge ministri i sotem?

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/06/2023 13:05

    Gjithmonë me ka ardh keq per ST,burgun e ka henger prej Sali qen Berishës,prej atij shpifesi,krimineli,shkaterrusi qe sot ai duhet te ishte ne burg

    Përgjigju
  • Estrada: 02/06/2023 13:03

    Hahahahahahahahahahahaha, na shkrite se qeshuri me drejtesine e re….hahahhahahahahahahahahahahaha. Do kaloj denimin ne shtepi-e papare. Edhe ne qe sjemi te denuar, ne shtepi rrime. Njesoj si Sajmiri edhe ne te tjeret, vecse ne te tjeret jemi pa leke. Estrade ore aman, hahahahaha

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 02/06/2023 12:48

    S.Tahiri u dënua me porosi të S.Berishës,pasi shëmbi DROGËN E LIGJËRUAR NGA SALIU NË LAZARAT.Tahiri e shpartalloi dhe u dënua se la berishizmin pa €,$ lekë.Tahiri dënoi profesorët e drogës të Sb dhe drejtësia e Sb i nxori nga burgu për të mbjell drogë në50 % të vëndit.Dhe S.Berisha ju turr ST dhe Edi Ramës për të rrëzuar qeverinë. Nga grup kriminal të drogës ST u dënua për shpërdorim detyre,kur S.Berisha ka vjedhur dhe vrar mbi 20.000 njërz.Kjo është çudia e drejtësisë Shqipëtare e degjeneruar,Tredhur nga S.Berisha.

    Përgjigju
    • Defi Kates: 02/06/2023 13:23

      Sa zgjut paske qon or taj paidh nane. Ka i di ti tana kto or taj se na mure ment . Si thu taj akoma ka fajin Sala mas dimidhjet vitesh or taj . Dy ministra t mrenshem qi i ka emeru Ed Roma ene dulen me vllazen e kushuri qe jon kokat e mallit ne evrop ene taj thue qi ka faj Sala. Or ti qeke paidh nane or taj

    • Partia: 02/06/2023 13:17

      Po jari po, fajin e ka Saliu se u "sëmur" gruaja sajes. Jari fli gjumi jari.

  • Bavaria: 02/06/2023 12:31

    Ja kshu esht mir te ndihmojm njerzit qe punojn dhe kontribojn per ket vend te shkret,nuk esht ironi

    Përgjigju
  • Timi: 02/06/2023 12:14

    ligji jone eshte llastik

    Përgjigju
  • Dordomusi: 02/06/2023 11:54

    Doli Saja hyn Tigri

    Përgjigju
    • Turi: 02/06/2023 18:29

      Po Sala kur do hyj?

    • Ca bohet: 02/06/2023 13:27

      E mban tigri kafazin? Kam frik se do nxjerri ndonje emer tjeter.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?