Leicester City drejt konfirmimit të
teknikut Craig Shakespeare

Leicester City drejt konfirmimit të<br />teknikut Craig Shakespeare
Dy fitoret e arritura nën drejtimin e teknikut Craig Shakespeare, duke sikur  kanë mjaftuar që presidenti Vichai Srivaddhanprabh, t'i besojë teknikut skuadrën deri në fund të sezonit.
 
Ndërkohë në mediat angleze po flitet për një konfirmim edhe për sezonin e ardhshëm të Shakespeare në krye të "Dhelprave".
 
Craig Shakespeare mori drejtimin e skuadrës pas largimit të trajnerit Claudio Ranieri, i cili arriti të fitonte titullin kampion të "Premier League" me skuadrën e Leicester.
 
Falë dy fitoreve të arritura ndaj Liverpool dhe Hull-it, "Dhelprat" tashmë janë ngjitur në renditje dhe janë pesë pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit