Leja për pallatin edhe me
firmën e Shpëtim Gjikës
Hije të forta dyshimi janë ngritur për shkelje të ligjit lidhur me miratimin e lejës së ndërtimit të pallatit në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëherësh dhe kreut të Partisë Demokratike.
TIRANE- Hije të forta dyshimi janë ngritur për shkelje të ligjit lidhur me miratimin e lejës së ndërtimit të pallatit në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëherësh dhe kreut të Partisë Demokratike. Sipas, burimeve pranë prokurorisë së Vlorës, bëhet fjalë se ndërtimi i pallatit, ka marrë spunto nga dy vendime të paligjshme, ku i pari bën fjalë mbi një akt-teknik dhe plan urbanstik tërësisht të paligjshëm të kryer nga shefi i urbanistikës, tashmë i pandehuri Odhise Zoto, si dhe një vendim tjetër që i ka ndezur dritën jeshile për ndërtimin e pallatit, që është vendimi i KRRT-së në bashkinë e Vlorës. Ky vendim është miratuar nga anëtarët e këtij këshilli, dhe më pas kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka vendosur firmën e tij, duke i hapur rrugën ndërtimit të objektit që në qytetin e Vlorës njihet si “pallati i Lulzim Bashës”. Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë vendimin e KRRT-së, në të cilin është vendosur miratimi i lejës së ndërtimit për vjehrrin e Lulzim Bashës, Xhafer Isufi dhe Xhuvi Serxhi, të cilët evidentohen si pronarë trualli.
Leja në listë e paraNë vendimin e KRRT-së së bashkisë Vlorë, miratimi i sheshit të ndërtimit të objektit, renditet i 6 në listën prej 149 vendimeve që janë në mbledhjen e datës 17 gusht 2010. Një gjë e tillë, tregon se leja për ndërtimin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, është diskutuar dhe ka kaluar ndër lejet e para të miratuara nga anëtarët e këshillit.
Vendimi i KRRT-sëShkelje për prokurorinë e Vlorës është konsideruar dhe vendimi i KRRT-së, nr.5 i datës 17 gusht 2010, mirëpo për shkak se vendimi është marrë në mënyrë kolegjiale, pra me vota të anëtarëve të shumicës së këtij këshilli, hetimi nuk ka shtrirë efektin e tij dhe brenda anëtarëve të këshillit. Pikërisht në mbledhjen e 17 gushtit çështja e miratimit të lejës së ndërtimit, është dikutuar dhe se ka pasur dhe anëtarë që kanë kundërshtuar miratimin e këtij objekti, poshtë rrugës “Aleksandër Mojsiu”. Mirëpo zërat kundër në atë mbledhje nuk janë marrë parasysh, pasi çështja më pas është hedhur në votim dhe përpasojë, KRRT-ja e bashkisë së Vlorës ka miratuar me shumicë votash, lejën e ndëtimit të pallatit.
Në vendimin e KRRT-së thuhet se “Në mbështetje të ligjit Nr.8405 Datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, KRR.T-ja e Bashkisë Vlorë, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe mendimin e Këshillit Teknik, vendoi të miratojë shesh ndërtimi për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4-kate + Papafingo në Lagjen “Uji i Ftohtë” në perëndim të rrugës “Aleksandër Mojsiu” me pronarë trualli Xhuvi Serxhi e Xhafer Isufi”. Pikërisht miratimi i këtij sheshi ndërtimi i ka kapur më pas rrugën dhe miratimit të lejës së ndërtimit.
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22