Procesi gjyqësor në ngarkim të Gjikës ka përfunduar sot në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorës e cila e ka gjetur fajtor Gjikën për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
 
Gjika ishte në gjykim për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Laurent Fuçia, Mirela Mishgjoni dhe Arbana Selmani.
 
Pavarësisht dënimit me 4 vite burg, ndaj Gjikës do aplikohet shërbim prove 2 vite. 

Ndërkohë, biznesmeni Artur Haxhi është dënuar 3 vite burgim për falsifikim dokumentave më shumë se njëherë.
 
Dënimi ndaj tij do ekzekutohet me tre vite shërbim prove. 

Ndërsa Ridvan Mersini i dënuar me 1 vit burg, do t'i konvertohet dënimi në 2 vite shërbim prove. Gjithashtu gjykata e Vlorë ka vendosur edhe sekuestrimin e dy objekteve te cilat kanë qenë pjesë e hetimit.
 
Gjykata ka urdhëruar konfiskimi dhe kalimin në favor të shtetit të objekteve, godinë banimi dhe sherbimi.
 
Ndërkohë hetimet për ish kreun e bashkisë kanë përfunduar që në qershor të viti 2015.
 
Në atë kohë Prokuroria e Vlorës kishte dërguar për gjykim kërkesën ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në lidhje me akuzat e ndërtimit të një pallati 11-katësh në Lagjen Hajro Çakërri në Vlorë ku Gjika u akuzua për “Falsifikimit të dokumenteve” , “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe pengim i së vërtetës.
Bashkë me Gjikën ishin akuzuar edhe 3 persona të tjerë në lidhje me ndërtimin pa leje në Vlorë. Të akuzuarit e tjerë janë Artur Haxhi, Doriana Behari (Sulaj), Ridvan Mersinaj.

vendimi gjika

vendimi gjika

Dënimi konvertohet në 2 vjet shërbim prove
Pavarësisht dënimit me 4 vite burg, ndaj Gjikës do aplikohet shërbim prove 2 vite. 

Ndërkohë, biznesmeni Artur Haxhi është dënuar 3 vite burgim për falsifikim dokumentave më shumë se njëherë. Dënimi ndaj tij do ekzekutohet me tre vite shërbim prove. 

Ndërsa Ridvan Mersini i dënuar me 1 vit burg, do t'i konvertohet dënimi në 2 vite shërbim prove. 

Dënimet e dhëna nga gjykata
Shpëtim Gjika - 4 vjet burg, konvertohet në 2 vjet shërbim prove

Artur Haxhi - 3 vjet burg, konvertohet në 3 vjet shërbim prove

Ridvan Mersini - 1 vit burg, konvertohet në 2 vjet shërbim prove

Redaksia Online
l.q/e.m/Shqiptarja.com