Lejla Hadzic: Ja e vërteta e
monumentit të Babametove

Lejla Hadzic: Ja e vërteta e<br />monumentit të Babametove
TIRANE - Investimi për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve në Gjirokastër është i qeverisë suedeze, jo i Partisë Demokratike. Është rezultati i një bashkëpunimi mes organizatave qeveritare dhe ato jo qeveritare, i cili nuk duhet të konsiderohet si një bashkëpunim me një parti politike, në këtë rast Partia Demokratike…

Lejla Hadzic, përfaqësuesja rajonale e organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij, i thotë këto në një letër të hapur dërguar gazetës tonë për të informuar më gjerësisht publikun pas artikullit të botuar prej nesh në numrin e së dielës.

Në këtë artikull, nga specialistë të monumenteve u hodhën akuza edhe për gabime në restaurim, të cilat e kanë devijuar dhe dëmtuar origjinalitetin e objektit, ndërsa deputeti i Partisë Socialiste Auron Tare reagoi duke u shprehur me habi se përfaqësuesja rajonale Lejla Hadzic, s’ka pse të ankohet tashmë pas 8 vitesh bashkëpunim me kunatin e kryeministrit Berisha përmes firmës së tij “Martini sh.p.k”, që ka përfituar tenderat e restaurimit e rijetëzimit.

Sot në këtë letër të hapur Lejla Hadzic sqaron të vërtetën e reagimit pas spotitt të PD-së, dhe standartet në rijetëzimin e monumneteve, ndërsa akuzave të deputetit Tare nuk iu ka dhënë ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë.

LETËR E HAPUR

Në  përgjigje të artikullit të publikuar në Gazetën Shqiptarja më date 09.06.2013

Fondacioni Suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB), bashkë më Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Institutin e Monumenteve të Kulturës, Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyrën për Administrimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe Organizatën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës, ka restauruar monumentet e kategorisë së parë dhe të dytë të Babametove në Gjirokastër.
 
Fondacioni jonë, kudo që është i përfshirë, punon me Institucionet dhe shoqërinë civile, duke ndjekur prioritet e tyre për zhvillim në fushën e trashëgimisë kulturore.
 
Në videon në fjalë, video me karakter elektoral, restaurimi i monumentit të kategorisë së parë të Babametove, është pasqyruar si një arritje e Partisë Demokratike në Gjirokastër. CHëB ka reaguar ndaj kësaj videoje, duke qënë se investimi për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve në Gjirokastër është i Qeverisë Suedeze.

Ky investim është rezultati i një bashkëpunimi mes organizatave qeveritare dhe ato jo qeveritare, i cili nuk duhet të konsiderohet si një bashkëpunim me një parti politike, në këtë rast Partia Demokratike.

Na duhet të ritheksojmë që Institucionet në Shqipëri, përfaqësojnë të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, moshës, gjinisë, besimit apo orientimit seksual.

Siç dëshirojmë të këmbëngulim gjithashtu që, trashëgimia kulturore i përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, dhe që si e tillë ajo është një pasuri e përbashkët por dhe një përgjegjësi e përbashkët në të njëjtën kohë. Ndaj, trashëgimia kulturore nuk mund të përdoret si vegël politike, as të keqpërdoret për qëllime sociale, etnike, etj.
 
Të dy monumentet e Babametove të kategorisë së parë dhe të dytë, janë restauruar në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare. Duke përdorur materiale tradicionale dhe metoda pune tradicionale, CHëB është përpjekur të nxjerrë në pah vlerat e tyre të rralla.
 
Në vitin 2009, kur filluam punimet në monumentin Babemeto të kategorisë së dytë, hyrja në ndërtesë ishte pothuajse e pamundur, kati përdhesë ishte i mbushur me plera dhe një dysheme prej betoni pengonte ngjitjen në katin e pare si dhe shfrytëzimin e tij. Çatia ishte e rënë dhe ndërtesa ishte në mëshirë të fatit.
 
Nëpërmjet punëve restauruese dhe bashkëpunimit dhe me mjeshtër vendorë, disa prej të cilëve kanë qënë pjesë e Atelieve të dikurshme, rikthyem në jetë, pikërisht në këtë ndërtesë, një fasade tipike dyqani, duke u përpjekur të realizonim në mënyrë besnike elementët historikë të marra nga fotot e vjetra.

Po ashtu, kemi bërë të mundur ri-shfrytëzimin e katit të pare dhe kemi rregulluar çatinë. Thjeshtë një krahasim i fasadës sot me pamjen e saj në vitin 2009 mjafton për të kuptuar ndryshimin cilësor. Sot, ky monument është sërish i shfrytëzueshëm, teksa ai strehon një qendër artizanati e cila administrohet nga Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës.
 
Në vitin 2012, kur ja nisëm punës me monumentin Babameto të kategorisë së parë, ndërtesa nuk kishte më kate, çatia rridhte ujë dhe hyrja në të përbënte rrezik. Përmes restaurimit, çdo element autentik u ruajt, duke ritkhyer në jetë monumentin dhe vlerat e tij historike të humbura për një kohë të gjatë.

Sërish mjeshtër vendorë na ndihmuan të arrinim këtë sukses, duke punuar me kujdes dhe duke ruajtur çdo element historik në vendin e tyre, diçka që duket dhe me sy të lirë nëse do të mund ta vizitoni monumentin një prej këtyre ditëve. Për sa i përket përdorimit, monumenti strehon sot në hapësirat e tij më të vlefshme një hostel, një dhomë për ekspozita, si dhe një dhomë për seminare në pjesën e mbrapme të ndërtesës.
 
Investimi për të dy monumentet nga Qeveria Suedeze ishte mjaft i rëndësishëm. Ky investim kap shifrën e 84.000 eurove për monumentin e kategorisë së dytë, ndërsa për atë të kategorisë së parë, 172.000 euro. Por ky investim nuk ka qënë i vetmi.

CHëB me partnerët e tij, sidomos me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, organizon dy here në vit në këtë qytet kampet rajonale të restaurimit. Gjatë këtyre kampeve, rreth 45 profesionistë të rinj nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor punojnë dhe mësojnë mbi teknikat tradicionale që janë përdorur gjatë shekujve për të ndërtuar dhe mirëmbajtur monumentet në Gjirokastër.

Investimi për çdo kamp të mbajtur kap shifrën e 30.000 eurove (dhe deri tani janë zhvilluar 10 të tillë), dhe gjatë secilit janë kryer riparime të pjesshëm në disa monumente të qytetit si Skenduli, Kikino, Babaramo, Beqiri, Çene, Kurti, etj.
 
Për sa i përket zbatimit të investimeve dhe punimeve, si një organizatë e pavarur CHëB ndjek procedurat e vendosura nga donatori (Qeveria Suedeze) dhe legjislacionin në fuqi.
 
Ndërsa për cilësinë e materialeve të përdorura për restaurimet, punishtet e drurit në Gjirokastër, për shëmbull Ethem dhe Veko, nuk tregtojnë dru apo materiale të tjera nga Kina. Ne vetëm punojmë me gëlqere nga Gjirokastra, Delvina, Saranda, dru nga krahinat e Korçës, Pukës dhe Dropullit.

Jemi shumë krenarë gjithashtu për çelsat origjinalë të monumentit Babameto të kategorisë së parë, që vetëm i pastruam pasi i gjetëm në ndërtesë gjatë punimeve.
 
Pa dashur të futemi më shumë në detaje, ne jemi të hapur të diskutojmë dhe ndajmë përvojat dhe argumentet tona me këdo që e ka përzemër trashëgiminë kulturore, në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e punës sonë në Gjirokastër dhe për të kontribuar bashkarisht për Shqipërinë.

Ju lutem gjeni bashkengjitur reagimin tone zyrtar, foto si ishin shtepite e Babametove dhe si jane pas nderhyrjes tone restauruese.

Ne jemi ne dispozicion te publikut ne rast se ju kerkoni me shume informacion. Ju lutem na kontaktoni ne:
 
Lejla Hadzic
lejla.hadzic@chëb.org
+355 69 40 37 087
Rr. Ismail Qemali
P. 34/I Kt. III Zr. 15, Tirana
 

Ju falenderojme per gatishmerine!

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im