Lejonin prerjen e pyjeve dhe pajisnin kamionët me leje të falsifikuar, 5 policë pezullohen nga puna në Maliq! Nën hetim për 5 akuza

Lejonin prerjen e pyjeve dhe pajisnin kamionët me leje të falsifikuar, 5 policë pezullohen nga puna në Maliq! Nën hetim për 5 akuza

Foto ilustruese

 5 policë në Komisariatin e Maliqit në Korçë janë pezulluar nga puna dhe janë vënë nën hetim pasi  akuzohen se lejuan prerjen e pyjeve dhe tregtinë e druve. Efektivët nën akuzë për ndikim të paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. SHÇBA ka bërë me dije se efektivët janë nën akuzë për 5 akuza.  

SHÇBA e Korçës ka njoftuar se ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 5 punonjësve të policisë, efektivë të Komisariatit të Policisë Maliq dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkatërrimi i pronës", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".

Nga hetimet e kryera rezulton se këta punonjës policie, në bashkëpunim me struktura të tjera të kontrollit të territorit, kanë favorizuar kundrejt shumave në lekë prerjen, transportin dhe tregëtinë e paligjshme të lëndëve drusore nga subjekte të ndryshme të shitjes së lëndëve drusore, duke krijuar skema fiktive në dokumentacionin shoqërues që këto subjekte përdorin gjatë transportimit dhe duke kryer kontrolle fiktive në pikat e kontrollit të ngritur me qëllim monitorimin e kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

Të pezulluari

- Kryekomisar R.H., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Maliq, aktualisht Shef i Sektorit të Rendit në DVP Korçë, si i dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkatërrimi i pronës", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm";

- Inspektor D. L., me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";

- Inspektor A. A., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", "Shkatërimi i pronës" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";

- Inspektor D. O., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shkatërrimi i pronës";

- Inspektor N. M., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës","Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Po ashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësit e policisë, Kryekomisar R. H., Inspektor D.L. dhe Inspektor A.A. kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maliqari: 09/12/2021 19:20

    Te gjithe ata qe jane arrestuar shkojne dhe japin pjesen tek Gezim Topciu, keto duhet te hetohen

    Përgjigju
    • Alb: 09/12/2021 23:52

      Kjo eshte mese e vertete . Gezim Topciu eshte Koka e korrupsionit ne Maliq. Pyjet Kane vite te tera qe priten dhe abuzohen ne menyre te paligjshme me bekimin e kryetarit te Bashkise. Gjithe Maliqi I di bemat e korrupsionit te tij.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë