Lejuan kalimin e gomones me 500 kg kanabis, arrestohen dy policë në Vlorë/FOTO

Lejuan kalimin e gomones me 500 kg kanabis, arrestohen dy policë në Vlorë/FOTO

Policia kufitare e Vlorës

VLORE - Menjëherë pas finalizimit të operacionit në brigjet italiane ku u kap një gomone me 500 kg kanabis, policia shqiptare ka njoftuar se ka vënë në pranga dy punonjës të policisë kufitare të Vlorës. Sipas policisë, 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port", n/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor, nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone.

Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

N/Komisar i arrestuar Bledar Kuçi
Njoftimi i policisë shqiptare: 

Operacion i përbashkët kundër trafikut të kanabisit, arrestohen 2 trafikantë kapet 500 kg kanabis.
• SHÇBA arreston 2 punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare për "Shpërdorim detyre". 

Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, (siç është bërë e njohur edhe në deklaratën e palës Italiane) kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikut të narkotikëve.
Itali u kap një gomone me drogë dhe u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë. Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik. 
Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX. 
Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port" nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. 

Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane.


Lajmi kryesor:

Itali, kapet gomonia me gjysmë ton kanabis, arrestohen dy skafistët shqiptarë/VIDEO


/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar