Itali, kapet gomonia me gjysmë ton kanabis, arrestohen dy skafistët shqiptarë/VIDEO

Një gomone me gjysmë ton kanabis është kapur në brigjet italiane orët e para të mëngjesit të datës 24 mars. Në prangat e policisë kanë rënë dy skafistë të cilët janë të dy shqiptarë, K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç.    Gomonia e nisur nga Shqipëria u kap në brigjet e San Cataldo (Lecce). Mjeti lundrues rreth 7 m i gjatë dhe me një motor prej 200 kuaj fuqi, u pikas në det të hapur në orët e para të mëngjesit, ndërsa menjëherë nisi operacioni për bllokimin e saj, ku u angazhuan një helikoter dhe një anije e Guardia di Finanza. 

Operacioni i koduar "Themis 2018" është kryer nga agjencia "Frontex" me ndihmën nga ajri dhe deti. Sipas policisë italiane, nëse droga do arrinte të hidhej në treg, do t'i sillte organizatës së fitime në vlerën 5 mln euro. Në njoftimin e policisë italiane thuhet se dy skafistët shqiptarë u përpoqën të arratiseshin drejt brigjeve të San Cataldos, por ndërhyrja në kohë e forcave policore bëri të mundur edhe arrestimin e tyre si dhe sekuestrimin e gomones me drogë. Guardia di Finanza vijon hetimet për identifikimin e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali dhe më tej në Europë. Ndërsa në Shqipëri janë arrestuar dy punonjës të policisë kufitare të Vlorës, të cilët kanë lejuar kapërcimin drejt Italisë të gomones me gjysmë ton marijuanë. 


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Lejuan kalimin e gomones me 500 kg kanabis, arrestohen dy policë në Vlorë/FOTO

VLORE - Menjëherë pas finalizimit të operacionit në brigjet italiane ku u kap një gomone me 500 kg kanabis, policia shqiptare ka njoftuar se ka vënë në pranga dy punonjës të policisë kufitare të Vlorës. Sipas policisë, 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port", n/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor, nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone.

Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

N/Komisar i arrestuar Bledar Kuçi
Njoftimi i policisë shqiptare: 

Operacion i përbashkët kundër trafikut të kanabisit, arrestohen 2 trafikantë kapet 500 kg kanabis.
• SHÇBA arreston 2 punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare për "Shpërdorim detyre". 

Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, (siç është bërë e njohur edhe në deklaratën e palës Italiane) kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikut të narkotikëve.
Në Itali u kap një gomone me drogë dhe u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë. Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik. 
Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX. 
Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port" nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. 

Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opinion.: 26/03/2018 10:28

    ka zera se ps do ta ndryshoj emrin,dhe do quhet.Klani Kriminal Droga.KKD.

    Përgjigju
    • Fredi: 26/03/2018 14:35

      Jo ore opinion do quhet Klani Kriminal TKSHBPT, dmth Tahiri KANABIZOI SHQIPERINE ME BANDAT E POLICEVE NGA TROPOLENA. Nese nuk ndeshkohet Tahiri, gomonet me kanabis dhe policet trafiksnte do tentojne te nisen serish.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar