TIRANË- Katër punonjës policie janë pezulluar nga puna, pasi ndihmuan të kalojë me pasaportë false për në Angli nënën e ish-policit të vrarë Arben Bilali. Ndër efektivët e pezulluar është edhe Matilda Bilali, gruaja e ish-policit të ekzekutuar me armë më 30 janar 2019 në zonën e Selitës
Bashkë me Matilda Bilalin janë pezulluar nga detyra edhe 3 punonjësit e tjetër të policisë: Liri Sinakoli, Aranit Dibra dhe Arta Mamani. SHÇBA ka njoftuar se të katërt efektivët e Policisë, kanë tentuar të kalojnë shtetasen K.B me pasaportë të falsifikuar jashtë vendit.
Matilda Bilali punon në drejtorinë e përgjithshme të policisë, ashtu si dhe e pezulluara tjetër Liri Sinakolli, ndërsa Aranit Dibra dhe Arta Mamani janë punonjës të policisë në aeroportin e Rinasit. Nga burime të Report TV mësohet se Matilda Bilali, gruaja e ish-policit të vrarë, ka kërkuar ndihmën e kolegëve për të kaluar vjehrrën e saj drejt Anglisë.
Nuk dihen ende arsyet se pse nëna e ish-policit të vrarë donte të udhëtonte në mënyrë klandestine drejt Anglisë, gati një vit pas vrasjes së të birit. 50-vjeçari Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, kur sapo zbriti nga një makinë ku ndodhej bashkë me shokun e tij. Arbeni ishte djali i tretë i familjes Bilali që është vrarë, pasi vite më parë i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali.
I akuzuari kryesor për vrasjen e Arben Bilalit ishte Gjergji Cukali, miku i Emiljano Shullazit, që falë një vendimi të gjykatës së Apelit Tiranë, ia doli të rifitojë lirinë, disa muaj pas arrestimit. Ishte ADN e gjurmëve të një pështyme që u gjendë në makinën e vrasësve që çoi grupin hetimor drejt Cukalit, por Gjykata e Apelit e quajti të pamjaftueshme si provë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen
27 Nëntor, 15:39
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor, 14:39
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Plagosi me armë zjarri një person në Rrethrrotullimin e Plepave 6 muaj më parë, ekstradohet nga Gjermania 25 vjeçari (EMRI)
13 Nëntor, 14:55
-
Korçë/ Arrestohet mësuesi i shkollës 9 vjeçare, akuzohet se i dërgonte mesazhe erotike në Whatapp dy nxënësve të tij 14 vjeçare! Denoncimi u bë nga të miturat
13 Nëntor, 12:10
-
Shisnin drogë në qytetin e Vlorës dhe të Fierit, 11 të arrestuar, 2 të tjerë në kërkim, një i mitur nën hetim! Si funksiononte organizata (EMRAT+VIDEO)
12 Nëntor, 13:39
-
Me 26 kg kanabis në valixhe nga Dubai, arrestohet në Rinas! 21 vjeçari me banim në Luksemburg
11 Nëntor, 11:25
-
Gjirokastër/ Zhvati 42 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, 'Porosia' prangos 27-vjeçarin! Katër muaj hetime, i gjendet dhe armë
9 Nëntor, 12:45
Shumë shumë shume e rende nje gje e tille! Bravo qe i kapet bajgat fshatare!
Përgjigju