Lejuan kanabisin, pezullohen shefi i stacionit të Dropullit dhe 3 policë! 2 ndalohen në Korçë për kontrabandë

Lejuan kanabisin, pezullohen shefi i stacionit të Dropullit dhe 3 policë! 2 ndalohen në Korçë për kontrabandë

Foto ilustruese

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka pezulluar nga detyra Shefin e Stacionit të Policisë Dropull dhe tre punonjës policie, pasi dyshohen se lejuan kultivimin e kanabisit. Sipas policisë bëhet fjalë për një hetim të nisur në 23 korrik të këtij viti, ku në fshatin Hllomo, Njësia Administrative Pogon u asgjësuan disa bimë narkotike, të llojit kanabis, ku është shpallur në kërkim edhe një person nga Lazarati me inicialet A.G.

Sipas policisë ky procedim është ndjekur me metoda pro-aktive dhe gjatë hetimeve janë grumbulluar fakte dhe prova, të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet në mos-përmbushje të detyrës funksionale dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu ata dyshohet se ata janë të përfshirë edhe për depërtimin e klandestinëve nga vendet e lindjes, nga Greqia drejt vendit tonë që e përdorin si trampolinë drejt BE-së. 

Të pezulluarit nga detyra;
- N/Komisar Urim Shameti me detyrë, ish-Shefi i Stacionit të Policisë Dropull;
- N/Komisar E.R., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në  Stacionin e Policisë Dropull;
- Inspektor H.L., me detyrë SPZ në Stacionin e Policisë Dropull;
- Inspektor S.B., me detyrë ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Dropull.

Ndërkohë që në Korçë, në doganën e Gorricës u ndaluan dy policë;  Inspektorët  V.Ç. dhe V.D. me detyrë ndihmës specialistë/kontrollorë. Ndalimi i tyre u bë në vijim të operacionit të datës 7 dhjetor 2019, ku u sekuestrua një sasi mallrash kontrabandë dhe u arrestuan në flagrancë 3 punonjës policie, efektivë të doganës së Gorricës për falsifikim kompjuterik dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. SHÇBA vijoi hetimet nga ku thekson se rezultoi e provuar se ka qenë një veprimtari e kundra-ligjshme funksiononte në formën e një mekanizmi të mirë-organizuar.

Të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me doganierë, por dhe me disa persona të tjerë lejonin dhe favorizonin futjen e automjeteve me mallra kontrabandë ose mallra, të cilat nuk lejohen të futen në Shqipëri, në këmbim të përfitimeve monetare. Po sipas njoftimit, dy punonjësit e policisë V.Ç. dhe V.D., në cilësinë e kontrollorëve, regjistronin të dhëna të rreme në sistemin TIMS duke tjetërsuar targën dhe llojin e automjetit, kjo me qëllim favorizimin e kontrabandës në këmbim të përfitimeve të paligjshme financiare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale