13 punonjës të policisë së Shkodrës janë ndaluar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të ndaluarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe. Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në njësinë Administrative ‘Ana e Malit’ si dhe kanë neglizhuar marrjen e masave të domosdoshme për arrestimin e autorëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dy punonjës të policisë, konkretisht shefin e seksionit të krimeve, Pëllumb Shpati dhe efektivin Taulant Kurtaj. Në janar të këtij viti, banesës së Pëllumb Shpatit, iu vendos një sasi tritoli që shkaktoi dëme të shumta në banesë dhe automjetet e parkuara. Në dëshminë e tij ai u shpreh se nuk kishte konflikte me askënd dhe se vendosja e lëndës plasëse lidhej me detyrën e tij si shef i krimeve në Shkodër. Aktualisht ai akuzohet për shpërdorim të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit si dhe mbështetje të autorëve të dyshuar për këtë veprimtari kriminale. 

Janë ndaluar:

-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit)

-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit)

-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Ilir Hasaj-  Ndalimi i daljes jashtë shtetit

-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimit të detyrës,

-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Nazmi Beqiri - Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

Mësohet se hetimet kishin nisur që prej një viti, paralelisht me aksionet për shkatërrimin e 70 mijë rrënjëve kanabis në zonën e Obotit dhe Velipojës, ku këta efektivë nuk kanë ndërhyrë, duke shpërdoruar detyrën. Ka qenë prokurorja e Shkodrës Blerta Hamza ajo që ka firmosur vendimin për punonjësit policorë të akuzuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Nën hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit, ky është zv.drejtori i policisë së Shkodrës që u pezullua nga detyra (FOTO)

1687692928_hajrikushe.jpg

Ky është Hajri Kushe zëvendës drejtori i drejtorisë së policisë së Shkodrës i cili është pezulluar nga detyra e tij dhe është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

Kushe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij duke lejuar kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës. Ndaj tij është marrë pasa e pezullimit të detyrës dhe ndalimi i udhëtimit jashtë vendit për sa kohë është nën hetim.

Ora 13:09
U la në arrest shtëpie nën dyshimin se ka lejuar kultivimin e kanabisit, në janar banesës së shefit të krimeve në Shkodër iu vendos tritol

1673596576_finalprojekt.00242717.Still010.jpg

Pëllumb Shpatit, shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës i cili u la në arrest shtëpie nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit, në janar të këtij viti i vendosën lëndë shpërthyese ‘tritol’ në banesë.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan muret e vilës 3-katëshe dhe automjetet e parkuara. Ndërsa vetë familjarët e tij u shprehën se nuk Shpati nuk ka patur asnjë konflikt dhe se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës së tij si shef i seksionit të krimeve.