Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen 8 efektivë në 48 orë në Shkodër dhe Vlorë! Arrestohet edhe studenti i Akademisë për trafik klandestinësh

Tetë punonjës policie janë vendosur në hetim gjatë 48 orëve të fundit pasi dyshohen për bashkëpunim me persona të inkriminuar, mosveprim ndaj sipërfaqeve të mbjella me kanabis dhe të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm të vendeve të lindjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njoftoi se po heton për “shpërdorim detyre” 5 oficerë të policisë së Pukës, duke nisur nga shefi i seksionit e deri tek specialistët e thjeshtë.

Pas hetimeve në bashkëpunim me Gjykatën e Shkodrës që kanë zgjatur për disa muaj, është konstatuar se efektivët e pezulluar, Edmond Pepkolaj, Alfred Ndoj, Zamir Mehaj, Petrit Florini dhe Fatmir Alia nuk kanë përmbushur detyrat për kontrollin e territorit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në Pukë, përgjatë muajve të verës janë konstatuar parcela të tëra me kanabis sativa, dhe në tërësi në Shkodër, duke e bërë qarkun me numrin më të lartë të rrënjëve të mbjella. Për të njëjtën vepër penale, “shpërdorim detyre”, u pezulluan në Vlorë 3 policë, pasi në fshatin Bishan u gjetën dhe sekuestruan rreth 5 mijë bimë kanabisi të kultivuara në një parcelë me misër. Ata po hetohen në gjendje të lirë pasi nuk kanë vepruar sipas detyrave standarde të policisë për kontrollin e zonës.

Përveç tyre, një student i Akademisë së Sigurisë, i cili së shpejti do të dilte polic patrulle, u arrestua në Durrës në kuadër të operacionit “Fazat”, të finalizuar një ditë më parë për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. Fatjon Ukaj, me grupin prej 9 personash të arrestuar një ditë më parë, kundrejt pagesave 3500-5000 euro të dërguara përmes pikave të transferimit të parave, transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin Turqi-Greqi-Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Evropian.

Të pezulluar nga detyra në Pukë

  1. Komisari Edmond Pepkolaj, ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë, aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit në Shkodër
  2. Inspektori Alfred Ndoj
  3. Zamir Mehaj oficer i Patrullës së Përgjithshme në Pukë
  4. Petrit Florini ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale
  5. Fatmir Alia oficer i Patrullës së Përgjithshme në Pukë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ngelsi: 13/10/2023 21:44

    Shefi i droges ne Shkoder dhe shefi i kultivimit bab e bir a thu se ska tjeter.. kan eksperience nga axha qe u kap ne Velipoj me 1 ton drogë grup kriminal. Ku i con mushku dhe merren me kta qe skan buk me hanger

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë