Berat- Lejuan ndërtimet pa leje, në pranga tre inspektorët e IMT-së

Berat- Lejuan ndërtimet pa leje, në pranga tre inspektorët e IMT-së

Foto ilustruese

BERAT- 3 inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë favorizuar dhe kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë së Beratit.

Pas një hetimi 6 mujor është finalizuar me sukses operacioni Stop i cili ka vënë në pranga 3 inspektorët. Në pranga kanë rënë: - L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;

- E.V., 29 vjeç, banues në Berat;

- D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

"Finalizohet me sukses operacioni "STOP". Operacioni pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Vihen në pranga 3 shtetas për veprën penale "Shpërdorim i detyrës".

Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", është finalizuar me sukses operacioni "Stop".

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg” për shtetasit:

- L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;
- E.V., 29 vjeç, banues në Berat;
- D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat", njofton policia.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës