'Nuk panë' godinën 5000 m2 që po ndërtohej pa leje në zonë e mbrojtur në Llixha, arrestohen 2 inspektorë të IMT në Elbasan! Pranga edhe 6 punëtorëve të ndërtimit, në kërkim pronari

'Nuk panë' godinën 5000 m2 që po ndërtohej pa leje në zonë e mbrojtur në Llixha, arrestohen 2 inspektorë të IMT në Elbasan! Pranga edhe 6 punëtorëve të ndërtimit, në kërkim pronari

Pallati në ndërtim

ELBASAN- Dy inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi kanë lejuar ndërtimin e një godinë 5000 m2, pa leje në zonën e mbrojtur në Llixha në Elbasan. Përkatësisht janë vënë në pranga të policisë për 'ndërtim të paligjshëm' shtetasit Donald Ziu, 28 vjeç dhe Alian Zabeli 34 vjeç. Ky i fundit i proceduar penalisht për abuzim me detyrën edhe pak javë më parë për shpërdorim detyre.

Policia ka arrestuar edhe 6 punëtorët e ndërtimit: Indrit Çekrezi, 33-vjeç, Xhoi Pullumbi, 23-vjeç, Kristo Gjyla, 35-vjeç, Albion Dedja, 39 vjeç, Shkëlqim Vlashi, 35-vjeç, Selman Vlashi, Kledis Muça, 21-vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim, Todi Puka, pronar i Hotel Puka në vendin e quajtur Llixha poshtë Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sipas policisë, gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, njësia administrative Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit Todi Pukës, është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Todi Puka, ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Arrestimi i tyre vjen në vijim të hetimeve intensive që drejtoria Elbasanit po kryen prej të paktën dy javësh. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë u vu në pranga ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Mario Qosja, 38 vjeç, pasi dyshohej për shpërdorim detyre. Gjithashtu në pranga ra edhe 50-vjeçari, Ndriçim Kuqja, banues në Elbasan, i cili ndërtonte pa leje një objekt prej 1200 metër katror në zonën e llixhave, Elbasan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë