Tjetërsuan 7500 m2 tokë me dokumente të falsifikuara, prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-kreun e komunës Bërxullë dhe 3 të tjerë

Ish kryetari i Komunës së Bërxullës Ymer Marku së bashku me 3 ish zyrtarë të tjerë janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, për  shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve dhe dosja e tyre u dërgua për gjykim.

Sipas akuzës ish kryetari Ymer Marku, e dy ish-zyrtarët e tjerë të kësaj komunë Kujtim Balliu dhe Agim Loci  lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë nga personi  katërt Kujtim Allmeta, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë.

Prokuroria thotë se në bazë të veprimeve hetimore, dhe ekspertimeve  u arrit në konkluzionin se Kujtim Allmeta ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë të cilëve u përkiste kjo pasuri. Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me certifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500 m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh.

Ndërsa Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci kanë shpërdoruar detyrën pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin të cilat  kanë cenuar interesat e personave të tretë për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre.

Kujtim Balliu i cili nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të Kujtim Allmetës pa kryer verifikimin e dokumentacionit.

Me kërkesë të prokurorisë, 7500m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është e sekuestruar deri ne përfundim të hetimeve.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë