Të arrestuarit janë Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Arrestimi i tyre është bërë, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga policia greke.
Në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari me inicialet R.H. dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit nga policia greke u konstatua në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
d.b/shqiptarja.com









